Bota 1 October 2026, 16:19 Nga VNA

Franca në alarm para zgjedhjeve të 2027-ës, frikë nga ndërhyrjet e huaja

Ndaje në Whatsapp
Franca në alarm para zgjedhjeve të 2027-ës, frikë nga

Franca po shton vigjilencën ndaj rrezikut të ndërhyrjeve të huaja përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2027, ndërsa zyrtarë francezë dhe gjermanë kanë udhëtuar në Brazil për të marrë informacion mbi ndërhyrjet e pretenduara amerikane dhe ruse në procesin zgjedhor të këtij vendi.

Sipas Reuters, një delegacion francez dhe gjerman vizitoi Brazilin nga 9 deri më 11 shtator dhe zhvilloi takime me zyrtarë të inteligjencës braziliane. Agjencia braziliane e inteligjencës, ABIN, u tha delegatëve se kishte konstatuar ndërhyrje të pretenduara nga SHBA-ja dhe Rusia përpara zgjedhjeve në Brazil. 

Në raportin e takimeve, të parë nga Reuters, zyrtarët brazilianë e përshkruanin ndërhyrjen e pretenduar amerikane si veprime që shkonin nga përdorimi politik i proceseve ligjore deri te forma të hapura mbështetjeje. Për pretendimet ndaj Rusisë nuk u dhanë hollësi.

Vizita ka rëndësi të veçantë për Francën, e cila zhvillon zgjedhjet presidenciale në vitin 2027. Sipas Reuters, zyrtarë francezë e shohin privatisht atë që po ndodh në Brazil si një sinjal paralajmërues për atë që mund të përballet Franca gjatë fushatës së saj presidenciale. 

Shqetësimi lidhet edhe me mbështetjen e hapur që administrata e Donald Trump ka treguar për forca dhe kandidatë politikë ideologjikisht të afërt në vende të tjera. Uashingtoni ka mohuar më parë se synon të ndërhyjë në zgjedhjet e vendeve të tjera.

Në delegacionin francez që udhëtoi në Brazil kishte përfaqësues të Viginum, agjencia që monitoron ndërhyrjet e huaja dixhitale, si dhe të rregullatorit francez të medias dhe komunikimeve, Arcom.

Takimet u zhvilluan edhe në kuadër të diskutimeve mbi zbatimin e Aktit Europian për Shërbimet Dixhitale, DSA, si dhe për koordinimin e reagimit ndaj kërcënimeve që mund të prekin proceset zgjedhore.

Franca ka shprehur edhe më herët shqetësim për ndërhyrjet e huaja. Ministria e Jashtme franceze ka paralajmëruar për fushata manipulimi të informacionit, ndërhyrje në proceset demokratike dhe aktivitete kibernetike të lidhura me Rusinë, duke theksuar se autoritetet po përgatiten posaçërisht për zgjedhjet e vitit 2027. 

Çështja merr peshë të shtuar për shkak të garës presidenciale franceze. Marine Le Pen dhe Tubimi Kombëtar janë ndër forcat kryesore në skenën politike, ndërsa marrëdhëniet e forcave të djathta europiane me administratën Trump janë kthyer në pjesë të debatit mbi ndikimin e huaj.

Megjithatë, deri tani nuk ka prova të bëra publike se Shtetet e Bashkuara kanë ndërhyrë konkretisht në zgjedhjet presidenciale franceze të vitit 2027. Shqetësimi i Parisit lidhet me parandalimin e një skenari të tillë dhe me përgatitjen për të identifikuar e kundërshtuar ndërhyrjet e mundshme gjatë fushatës.

Video

Një vizitor i pazakontë ka tërhequr vëmendjen në një treg fermerësh në Aspen, SHBA. Një ari i uritur është futur mes tezgave dhe, pa u trembur nga njerëzit, është ndalur te produktet e furrës. Ariu ka marrë bukë direkt nga tavolina e një tregtari dhe ka nisur ta hajë.

Belinda Balluku me vilë dhe në Itali?

Një aksident i pazakontë ka ndodhur në Bangkok të Tajlandës, ku një makinë elektrike ka hyrë me shpejtësi brenda Tempullit Guanyin, në zonën Chinatown. Sipas raportimeve, drejtuesi i moshuar humbi ndjenjat ndërsa ishte në timon, duke humbur kontrollin e automjetit. Makina përshpejtoi papritur dhe u përplas brenda tempullit. Si pasojë, tre persona mbetën të plagosur, dy prej tyre rëndë. Ndërtesa pësoi dëmtime, ndërsa statuja kryesore e tempullit nuk u prek.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme