Sport 23 July 2025, 10:32 Nga VNA

FIFA dënon FSHF pas ndeshjes Shqipëri–Serbi, gjobë 161 mijë franga dhe mbyllje të pjesshme të stadiumit

Ndaje në Whatsapp
FIFA dënon FSHF pas ndeshjes Shqipëri–Serbi, gjobë 161

Federata Shqiptare e Futbollit është dënuar nga FIFA me një gjobë prej 161,500 franga zvicerane pas ndeshjes Shqipëri–Serbi të zhvilluar më 7 qershor 2025 në stadiumin “Air Albania”.

Sipas njoftimit zyrtar të marrë nga FSHF, krahas gjobës, është vendosur edhe masa disiplinore që ndeshja e radhës në shtëpi ndaj Letonisë të luhet me të paktën 20% të kapacitetit të stadiumit të mbyllur për publikun. Vendimi erdhi për shkak të sjelljeve të përsëritura të papërshtatshme dhe diskriminuese të një pjese të tifozëve shqiptarë, përfshirë këngë me përmbajtje diskriminuese, hedhje objektesh në fushë, ndezje fishekzjarrësh, përdorim të gjesteve apo mesazheve të papërshtatshme dhe ndërprerje gjatë intonimit të himneve kombëtare.

Ky penalizim pritet të ketë ndikim jo vetëm financiar tek Federata, por edhe sportiv, duke dëmtuar atmosferën dhe mbështetjen për Kombëtaren në ndeshjen e ardhshme kualifikuese. FSHF u ka bërë thirrje tifozëve të respektojnë rregullat ndërkombëtare dhe të kontribuojnë për një atmosferë dinjitoze në mbështetje të Shqipërisë, në mënyrë që të shmangen masa të tjera të ngjashme në të ardhmen.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme