Kronika 2026-08-22 18:32:44 Nga VNA

Zjarret në vend, 4 vatra mbeten aktive

Ndaje në Whatsapp

Zjarret në vend, 4 vatra mbeten aktive

Situata e zjarreve në vend ka shënuar përmirësim, ndërsa disa prej vatrave kryesore janë izoluar ose shuar. Gjatë ditës janë evidentuar 10 vatra zjarri, prej të cilave katër vijojnë aktive, ndërsa gjashtë të tjera mbahen nën mbikëqyrje.

Në zonën Gojan–Gjegjan të Pukës, situata është përmirësuar ndjeshëm. Vatrat në Gjegjan, Gojan të Vogël dhe Gojan të Madh janë izoluar, ndërsa forcat në terren po kontrollojnë vijën e zjarrit për të parandaluar riaktivizimin e flakëve.

Në operacion janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Pukës, Fushë-Arrëzit dhe Kamzës, Shërbimi Pyjor, 60 punonjës të shërbimeve vendore, 45 vullnetarë dhe banorë të zonës, si dhe 40 efektivë të Forcave të Armatosura. Operacionet janë mbështetur gjithashtu me mjete zjarrfikëse, ekskavatorë dhe dy helikopterë të FA-së.

Në Prozhem të Pukës, vatra mbetet aktive në një sipërfaqe pyjore. Në terren po punojnë zjarrfikësit, Shërbimi Pyjor dhe banorët, ndërsa era vijon të ndikojë në intensitetin e flakëve. Aktualisht nuk raportohet rrezik për banesat.

Operacioni vijon edhe në zonën Shtanë–Tenë të Mirditës, ku janë angazhuar forcat vendore dhe efektivë të Forcave të Armatosura. Edhe në këtë zonë nuk raportohet rrezik për banesat.

Ndërkohë, forca të shumta janë përqendruar në Malin e Dajtit. Në operacion marrin pjesë 25 efektivë zjarrfikës, pesë forca të ADZM-së dhe 30 efektivë të Forcave të Armatosura.

Ndërhyrja nga toka po mbështetet edhe nga ajri me një helikopter dhe dy avionë Air Tractor. Sipas të dhënave të deritanishme, flakët nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news