Bota 2026-09-21 10:42:22 Nga VNA

Xi Jinping shkon në SHBA për takimin me Trump, Pekini konfirmon vizitën 23–25 shtator/ Në tryezë tregtia dhe rivaliteti teknologjik

Ndaje në Whatsapp
Xi Jinping shkon në SHBA për takimin me Trump, Pekini konfirmon

Presidenti kinez Xi Jinping do të zhvillojë një vizitë shtetërore në Shtetet e Bashkuara nga 23 deri më 25 shtator, ku do të zhvillojë bisedime me presidentin amerikan Donald Trump.

Konfirmimi erdhi sot, më 21 shtator, nga Ministria e Jashtme kineze, e cila njoftoi se Xi do të udhëtojë në SHBA me ftesë të Trump. 

Sipas Pekinit, dy presidentët do të zhvillojnë diskutime të thelluara për çështjet kryesore të marrëdhënieve SHBA–Kinë, si dhe për zhvillimet ndërkombëtare.

Takimi Trump–Xi pritet të zhvillohet më 24 shtator dhe një nga temat kryesore do të jetë e ardhmja e armëpushimit tregtar mes dy ekonomive më të mëdha të botës. 

Por Xi mbërrin këtë herë në tryezën e negociatave me një ekonomi kineze që ka treguar rezistencë më të madhe ndaj presionit tregtar amerikan nga sa pritej.

Sipas një analize të Reuters, në katër muajt që nga takimi i fundit mes dy presidentëve, tregtia e Kinës me pjesën tjetër të botës është rritur ndjeshëm. Pekini ka zgjeruar tregjet alternative dhe ka reduktuar varësinë relative nga SHBA-ja, çka ndikon në pozicionet e negociimit përpara samitit. 

Në qendër të bisedimeve pritet të jenë tarifat tregtare, teknologjia, Inteligjenca Artificiale dhe çështje të tjera strategjike. Rivaliteti në IA është kthyer në një nga fushat kryesore të konkurrencës mes Uashingtonit dhe Pekinit, ndërsa të dyja palët po kërkojnë të mbrojnë avantazhet e tyre teknologjike. 

Ministria e Jashtme kineze e cilësoi shkëmbimin e vizitave mes Xi dhe Trump brenda gjashtë muajve si një zhvillim me rëndësi historike. Pekini tha se synon të forcojë dialogun dhe bashkëpunimin me Uashingtonin, ndërsa të dyja palët përpiqen të menaxhojnë mosmarrëveshjet. 

Vizita e Xi në SHBA e bën takimin e 24 shtatorit një nga ngjarjet kryesore diplomatike të javës, me ndikim të mundshëm jo vetëm mbi marrëdhëniet mes dy fuqive, por edhe mbi tregtinë dhe tregjet globale.

Video

SHISH “fshin” Vlora Hysenin nga historiku zyrtar

I shënoi kush u largua nga salla! ???? Pamjet nga OKB-ja tregojnë zyrtarë të delegacionit izraelit duke kaluar nga një tavolinë te tjetra dhe duke evidentuar delegacionet që u larguan nga salla gjatë fjalimit të Benjamin Netanyahu-t. Dhjetëra delegacione u larguan sapo kryeministri izraelit mori fjalën, duke lënë pas shumë vende bosh në sallën e Asamblesë së Përgjithshme.

Skandali po kthehet në biznes, “radarët” e Vlora Hysenit përfundojnë në bluza

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news