Bota 2026-09-21 10:41:07 Nga VNA

Kadyrov merr 99.85% të votave në Çeçeni, zgjedhjet që konfirmuan pushtetin pa garë

Ndaje në Whatsapp
Kadyrov merr 99.85% të votave në Çeçeni, zgjedhjet

 

Ramzan Kadyrov ka fituar zgjedhjet për kreun e Çeçenisë me 99.85% të votave, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Rusisë, pas përpunimit të 100% të protokolleve.

Rezultati u raportua nga mediat ruse dhe ndërkombëtare, duke konfirmuar një tjetër fitore pothuajse absolute për liderin çeçen, i cili drejton republikën ruse prej vitesh me dorë të hekurt dhe është një nga aleatët më besnikë të Vladimir Putinit.

Sipas të dhënave zyrtare, Kadyrov ka marrë 99.85% të votave, një rezultat edhe më i lartë se në zgjedhjet e mëparshme. Në vitin 2016, ai kishte marrë 94.8% të votave, ndërsa në vitin 2021 rezultati zyrtar ishte 99.7%.

Kadyrov është në krye të Çeçenisë që prej vitit 2007 dhe konsiderohet një nga figurat më të ashpra të sistemit të Putinit. Organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut e kanë akuzuar vazhdimisht regjimin e tij për represion, zhdukje të detyruara, tortura dhe shtypje të opozitës.

Rezultati prej 99.85% vjen në një republikë ku gara politike reale praktikisht nuk ekziston dhe ku pushteti i Kadyrovit është ndërtuar mbi besnikërinë ndaj Kremlinit, kontrollin e strukturave të sigurisë dhe kultin personal të liderit.

Në letër, zgjedhjet prodhuan një fitues. Në praktikë, shifra pothuajse absolute vetëm konfirmoi atë që dihej që përpara votimit: në Çeçeninë e Kadyrovit, rezultati nuk është surprizë, por pjesë e sistemit.

Video

SHISH “fshin” Vlora Hysenin nga historiku zyrtar

I shënoi kush u largua nga salla! ???? Pamjet nga OKB-ja tregojnë zyrtarë të delegacionit izraelit duke kaluar nga një tavolinë te tjetra dhe duke evidentuar delegacionet që u larguan nga salla gjatë fjalimit të Benjamin Netanyahu-t. Dhjetëra delegacione u larguan sapo kryeministri izraelit mori fjalën, duke lënë pas shumë vende bosh në sallën e Asamblesë së Përgjithshme.

Skandali po kthehet në biznes, “radarët” e Vlora Hysenit përfundojnë në bluza

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news