
Gjykata e Apelit dënon me 12 vite e 8 muaj burg, me gjykim të shkurtuar, Ilir Beqarajn për vrasjen e Gentian Bejtjas në Fushë-Krujë.
Ekzekutimi i ish-policit të Burgjeve ndodhi pas një tjetër atentati në derën e shtëpisë së tij, ku iu vra kunati dhe iu plagosën fëmijët e mitur.
Bejtja ishte ndër njerëzit e fundit që u takua me Enver Stafukën para se ai të zhdukej pa gjurmë.






















