Kronika 2026-11-05 15:00:05 Nga VNA

Ilir Meta pretendon se përgjohet gjatë takimeve me avokatin, GJKKO ia përcjell shqetësimin Burgjeve

Ndaje në Whatsapp
Ilir Meta pretendon se përgjohet gjatë takimeve me avokatin, GJKKO ia

Gjatë seancës së zhvilluar këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme për Ilir Metën dhe ish-politikanen Monika Kryemadhi, ish-presidenti pretendoi se përgjohej në burg gjatë takimeve me avokatin dhe kërkoi që ky pretendim të verifikohej.

Në nisje të seancës, Meta kërkoi së pari të nxirrej nga kafazi i xhamtë dhe të ulej krah avokatit, si dhe të lejoheshin kamerat të transmetonin procesin gjyqësor. Më interesante ishte kërkesa për verifikimin e pajisjeve të përgjimit në ambientet e paraburgimit ku takohet me avokatin mbrojtës Bujar Musta.

Lidhur me këto kërkesa, prokurori Arben Kraja tha se nuk ishte dakord me lejimin e kamerave, ndërsa u shpreh se verifikimi i pretendimit për pajisje përgjimi në paraburgim ishte jashtë kompetencës së SPAK-ut. Sa i përket kërkesës për nxjerrjen nga kafazi, prokuroria ia la vendimin gjykatës.

Kreu i trupit gjykues, Erion Bani, rrëzoi kërkesat për transmetimin e drejtpërdrejtë të seancave dhe për nxjerrjen nga kafazi. Për pretendimin se në paraburgim kishte pajisje përgjimi, Bani deklaroi se do t’ia përcillte shqetësimin Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Lexo gjithashtu

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news