Politika 2026-09-23 13:23:00 Nga VNA

Vlora Hyseni në arrest shtëpie, Elvis Lila merr përkohësisht drejtimin e SHISH-it

Ndaje në Whatsapp

Vlora Hyseni në arrest shtëpie, Elvis Lila merr përkohësisht

Pas shkarkimit të Vlora Hysenit nga drejtimi i Shërbimit Informativ të Shtetit, është përcaktuar edhe zyrtari që do të marrë përkohësisht drejtimin e institucionit. Kompetencat e kreut të SHISH-it i janë deleguar Elvis Lilës.

Vendimi vjen pas zhvillimeve të një dite më parë, kur Hyseni iu vetëdorëzua autoriteteve, disa orë pasi SPAK njoftoi caktimin ndaj saj të masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, si dhe pezullimin nga ushtrimi i detyrës.

Hyseni mbërriti fillimisht në aeroportin e Prishtinës, ku u paraqit pranë autoriteteve të Kosovës. Më pas, në pikën kufitare të Vërmicës, në kufi me Kukësin, ajo iu dorëzua autoriteteve shqiptare për vijimin e procedurave ligjore.

Një automjet civil i autoriteteve shqiptare e shoqëroi Hysenin drejt Tiranës, ku u ekzekutua masa e arrestit në shtëpi.

Lexo gjithashtu

Video

SHISH “fshin” Vlora Hysenin nga historiku zyrtar

I shënoi kush u largua nga salla! ???? Pamjet nga OKB-ja tregojnë zyrtarë të delegacionit izraelit duke kaluar nga një tavolinë te tjetra dhe duke evidentuar delegacionet që u larguan nga salla gjatë fjalimit të Benjamin Netanyahu-t. Dhjetëra delegacione u larguan sapo kryeministri izraelit mori fjalën, duke lënë pas shumë vende bosh në sallën e Asamblesë së Përgjithshme.

Skandali po kthehet në biznes, “radarët” e Vlora Hysenit përfundojnë në bluza

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news