Politika 2026-09-21 15:58:27 Nga VNA

Vizita në SHBA/ Rama ndalet në kompaninë e biznesmenit shqiptaro-amerikan në Michigan

Ndaje në Whatsapp

Vizita në SHBA/ Rama ndalet në kompaninë e biznesmenit

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është ndalur në kompaninë “Universal Transport” në Michigan, sipërmarrje e drejtuar nga biznesmeni shqiptaro-amerikan Adriatik Sheko.

Kompania operon në industrinë e transportit në SHBA, ndërsa aktiviteti dhe investimet e saj janë shtrirë edhe në Shqipëri.

Rama publikoi në rrjetet sociale pamje nga vizita, duke e cilësuar “Universal Transport” si një sipërmarrje të suksesshme dhe duke vlerësuar rrugëtimin e Adriatik Shekos në sektorin e transportit.

Vizita në kompani vjen në kuadër të qëndrimit disaditor të kryeministrit në SHBA. Rama e nisi axhendën në Michigan me një takim me komunitetin shqiptar që jeton atje.

Në vijim, kreu i qeverisë do të udhëtojë drejt Nju Jorkut, ku do të marrë pjesë në punimet e sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Video

SHISH “fshin” Vlora Hysenin nga historiku zyrtar

I shënoi kush u largua nga salla! ???? Pamjet nga OKB-ja tregojnë zyrtarë të delegacionit izraelit duke kaluar nga një tavolinë te tjetra dhe duke evidentuar delegacionet që u larguan nga salla gjatë fjalimit të Benjamin Netanyahu-t. Dhjetëra delegacione u larguan sapo kryeministri izraelit mori fjalën, duke lënë pas shumë vende bosh në sallën e Asamblesë së Përgjithshme.

Skandali po kthehet në biznes, “radarët” e Vlora Hysenit përfundojnë në bluza

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news