Politika 2026-09-21 15:27:00 Nga VNA

Denoncimet e VNA hapin “pusetën” e tenderave në KQZ, një tjetër kompani kërkon shpjegime: Si u pikëzuam kështu?

Ndaje në Whatsapp

Denoncimet e VNA hapin “pusetën” e tenderave në KQZ,

Një tjetër procedurë prokurimi publik pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka nxitur kërkesa për transparencë nga një prej kompanive pjesëmarrëse. Shoqëria "ATOM SHPK" i është drejtuar zyrtarisht KQZ-së me një kërkesë për informacion në lidhje me mënyrën e pikëzimit dhe vlerësimit të ofertave për tenderin me objekt "Moduli i Arkivës së Rezultateve Zgjedhore", i zhvilluar më 08.09.2026.

Denoncimet e VNA hapin “pusetën” e tenderave në KQZ,

Në shkresën e protokolluar pranë KQZ-së ditën e sotme dhe që është siguruar nga VNA, kompania sqaron se pas publikimit të pasqyrës së vlerësimit në Sistem e Prokurimit Elektronik më datë 15 shtator 2026, janë bërë me dije vetëm pikët totale përfundimtare, pa dhënë asnjë detaj mbi metodologjinë ose mënyrën se si janë llogaritur ato.

Rezultatet e publikuara në sistemin e prokurimit elektronik:

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave (KVO):

INFOSOFT SYSTEMS: 105.00 pikë (E parefuzuar)

ATOM SHPK: 99.30 pikë (E parefuzuar)

iCom: 0.00 pikë (E refuzuar)

Idealdevs Corporation: 0.00 pikë (E refuzuar)

Kërkesa për transparencë dhe verifikim

Përmes administratorit të saj, Luan Basha, kompania "ATOM SHPK" thekson se publikimi vetëm i shifrave finale nuk lejon verifikimin e përmbushjes së kritereve dhe nënkritereve të përcaktuara në dokumentet e tenderit. Kompania nëntregon se kërkesa e saj nuk synon marrjen e të dhënave konfidenciale, por sqarimin e metodologjisë dhe arsyetimit të përdorur nga anëtarët e KVO-së për llogaritjen e pikëve.

Denoncimet e VNA hapin “pusetën” e tenderave në KQZ,Denoncimet e VNA hapin “pusetën” e tenderave në KQZ,

Në shkresë nënvizohet se kjo kërkesë mbështetet në parimet e transparencës, objektivitetit, barazisë në trajtim dhe proporcionalitetit që duhet të udhëheqin prokurimet publike, si dhe në të drejtën e operatorëve ekonomikë për të pasur akses në dokumentacionin e vlerësimit. Kompania pret një përgjigje të detajuar nga KQZ për ndarjen e pikëve për secilin kriter dhe nënkriter për dy operatorët e kualifikuar.

Ankesat pranë KQZ duket se shtohen pas një sërë tenderash teknologjik, që janë vënë në qendër të diksutimeve për ndershmërinë e garës.

Disa ditë më parë, VNA raportoi edhe për një tjetër tender teknologjik të KQZ-së, këtë herë për mirëmbajtjen e sistemeve, me fond limit 43 milionë lekë. Sipas dokumenteve, gjatë fazës së rivlerësimit të ofertave në sistemin elektronik rezultonte përdoruesi i Jona Josifit, në atë kohë Sekretare e Përgjithshme e komanduar e KQZ-së, ndonëse ajo nuk ishte pjesë e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Në këtë procedurë, dy operatorët me ofertat më të ulëta, morën zero pikë në kriteret teknike, ndërsa bashkimi “INTELISOFT & WOW DIGITAL”, që kishte paraqitur ofertën më të lartë mori pikët maksimale.

Çështja përfundoi në Komisionin e Prokurimit Publik, i cili, sipas raportimit të VNA-së, rrëzoi klasifikimin e KQZ-së. “INTELISOFT” është në pronësi të biznesmenit Gëzim Hoxha, vëllai i ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ndërsa emri i tij dhe kompani të lidhura me të përmenden gjithashtu në raportimet mbi dosjen e AKSHI-t që po hetohet nga SPAK.

Video

SHISH “fshin” Vlora Hysenin nga historiku zyrtar

I shënoi kush u largua nga salla! ???? Pamjet nga OKB-ja tregojnë zyrtarë të delegacionit izraelit duke kaluar nga një tavolinë te tjetra dhe duke evidentuar delegacionet që u larguan nga salla gjatë fjalimit të Benjamin Netanyahu-t. Dhjetëra delegacione u larguan sapo kryeministri izraelit mori fjalën, duke lënë pas shumë vende bosh në sallën e Asamblesë së Përgjithshme.

Skandali po kthehet në biznes, “radarët” e Vlora Hysenit përfundojnë në bluza

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news