Politika 2026-09-21 10:35:21 Nga VNA

Berisha rikthehet bë SPAK me shënimin kundër Dumanit dhe akuzat e vjetra për Ramën

Ndaje në Whatsapp
Berisha rikthehet bë SPAK me shënimin kundër Dumanit dhe akuzat e

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur sot në SPAK, ku pas daljes para mediave ka përsëritur akuzat e tij ndaj kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ndërsa ka drejtuar edhe një seri akuzash ndaj kryeministrit Edi Rama.

Në komunikimin me gazetarët, Berisha tha se sipas tij SPAK duhej të kishte thirrur Ramën për disa dosje të mëdha, duke nisur nga krimi elektoral, inceneratorët dhe portet.

“Dosjet e Edi Ramës kundërmonin nga të katër anët. Ftoj çdo shqiptar të shtojë pyetje: a duhej thirrur Edi Rama për 50 dosje të krimit elektoral? Duhej thirrur Edi Rama për 400 mln euro të zhdukura për inceneratorët. Asnjë nga djegësat nuk punon dhe Edi Rama vazhdon të vjedhë shqiptarët. A duhej thirrur Edi Rama në këtë seksion të PS për portet e Shqipërisë, portin e Durrësit dhe portet e tjera që janë afera më e madhe në Europë, që shkojnë të paktën 4 mld euro dhe shkojnë miliarda euro gjoba për shqiptarët”, tha Berisha.

Kreu demokrat bëri publik edhe mesazhin që, sipas tij, ka lënë në dokumentin e Prokurorisë së Posaçme, me akuza të rënda personale ndaj Altin Dumanit.

“Altin Gjoka Hajri Troplini Dumanit, armikut të egër të pluralizmit politik, parelarësit dhe pronarit të katër banesave, falsifikatorit dhe mashtruesit të dokumenteve shtetërore, drejtësia vonon, por nuk harron”, shkruhet në mesazhin e bërë publik nga Berisha.

Rikthimi i Berishës në SPAK u shoqërua kështu me të njëjtën linjë politike që ai ka ndjekur prej muajsh: sulme ndaj drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme dhe akuza se institucioni po shmang hetimin e kryeministrit Rama për dosjet që opozita i konsideron aferat më të mëdha të qeverisë.

Në qendër të deklaratës së sotme nuk ishte vetëm paraqitja e tij në SPAK, por edhe përpjekja për ta kthyer thirrjen e tij në një akuzë politike ndaj institucionit: sipas Berishës, SPAK po merret me opozitën, ndërsa nuk po thërret Ramën për inceneratorët, portin e Durrësit dhe dosjet elektorale.

Video

SHISH “fshin” Vlora Hysenin nga historiku zyrtar

I shënoi kush u largua nga salla! ???? Pamjet nga OKB-ja tregojnë zyrtarë të delegacionit izraelit duke kaluar nga një tavolinë te tjetra dhe duke evidentuar delegacionet që u larguan nga salla gjatë fjalimit të Benjamin Netanyahu-t. Dhjetëra delegacione u larguan sapo kryeministri izraelit mori fjalën, duke lënë pas shumë vende bosh në sallën e Asamblesë së Përgjithshme.

Skandali po kthehet në biznes, “radarët” e Vlora Hysenit përfundojnë në bluza

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news