Politika 2026-09-22 12:54:58 Nga VNA

SPAK godet drejtues të institucioneve kyçe, Xhafaj dhe Çuçi relativizojnë arrestimet: Jemi krenarë për drejtësinë, këto gjëra ndodhin edhe në botë

Ndaje në Whatsapp

SPAK godet drejtues të institucioneve kyçe, Xhafaj dhe

Teksa hetimet për dosjen AKSHI po trokasin në dyert e disa prej strukturave më të rëndësishme të shtetit, mazhoranca duket se ka zgjedhur ta shohë gotën gjysmë plot. Madje, për disa prej përfaqësuesve të saj, zhvillimet e fundit nuk janë arsye për shqetësim politik, por pothuajse një dëshmi suksesi.

Pas Fatmir Xhafajt, i cili e paraqiti ndërhyrjen e drejtësisë ndaj zyrtarëve të lartë si një fenomen normal për një shtet demokratik, stafetën e mori deputeti socialist Bledi Çuçi. Ky i fundit shkoi edhe një hap më tej: sipas tij, ajo që po ndodh sot është arsye për t’u krenuar dhe produkt i vullnetit të mazhorancës për reformimin e drejtësisë.

“Unë mendoj që më shumë se kurrë sot ne duhet të krenohemi që kemi ngritur një shtet që funksionon, ku pushtetet brenda Republikës janë tërësisht të pavarura dhe balancojnë njëra-tjetrën. Ajo që po ndodh me sistemin e drejtësisë po ndodh falë vullnetit të mazhorancës”, u shpreh Çuçi.

Pak më herët, të njëjtën linjë kishte ndjekur edhe kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e Institucioneve, Fatmir Xhafaj, gjatë një debati me deputetin demokrat Iv Kaso.

Kaso kërkoi ndryshimin e agjendës së Komisionit pas zhvillimeve të fundit dhe e paraqiti përfshirjen e drejtuesve të lartë të institucioneve të sigurisë në hetimet e SPAK si tregues të një krize të rëndë shtetërore. Xhafaj e kundërshtoi këtë interpretim, duke argumentuar se veprimet e drejtësisë ndaj individëve nuk mund të konsiderohen goditje ndaj institucioneve që ata drejtojnë.

Madje, për të përforcuar argumentin, deputeti socialist e krahasoi situatën me atë që ndodh në demokracitë perëndimore.

“Ajo që po shohim sot është ajo që ndodh rëndom në botën normale, në vendet demokratike, në vendet ku vepron shteti i së drejtës. Këtë ne e shohim në vendin kampion të demokracisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fenomene të tilla janë normale për një shtet të konsoliduar, për një shtet të së drejtës”, tha Xhafaj.

Në parim, argumenti se drejtësia duhet të hetojë cilindo zyrtar, pavarësisht postit, është pikërisht një nga themelet e shtetit të së drejtës. Por debati politik nis një hap më pas, nëse hetimet arrijnë në nivelet më të larta të institucioneve të sigurisë, a mjafton pavarësia e SPAK për ta konsideruar të gjithë panoramën një histori suksesi?

Për mazhorancën, të paktën nga deklaratat e Xhafajt dhe Çuçit, përgjigjja duket e qartë që drejtësia që vepron është prova se reforma funksionon.

Ndërsa për përgjegjësinë politike që mund të ngrejë fakti se hetimet janë shtrirë deri te drejtues dhe ish-drejtues të institucioneve kyçe të shtetit, entuziazmi është dukshëm më i zbeht.

Kështu, në të njëjtën ditë kur SPAK vijon të hapë kapituj të rinj të dosjes AKSHI, mazhoranca ka gjetur edhe lajmin e mirë, sa më shumë punë të ketë SPAK, aq më shumë prova ka se shteti funksionon. Mbetet vetëm paradoksi politik, sa më lart ngjitet hetimi në hierarkinë e institucioneve shtetërore, aq më shumë përfaqësuesit e shumicës gjejnë arsye për t’u krenuar me funksionimin e tyre.

Lexo gjithashtu

Video

SHISH “fshin” Vlora Hysenin nga historiku zyrtar

I shënoi kush u largua nga salla! ???? Pamjet nga OKB-ja tregojnë zyrtarë të delegacionit izraelit duke kaluar nga një tavolinë te tjetra dhe duke evidentuar delegacionet që u larguan nga salla gjatë fjalimit të Benjamin Netanyahu-t. Dhjetëra delegacione u larguan sapo kryeministri izraelit mori fjalën, duke lënë pas shumë vende bosh në sallën e Asamblesë së Përgjithshme.

Skandali po kthehet në biznes, “radarët” e Vlora Hysenit përfundojnë në bluza

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news