Politika 2026-09-21 16:11:32 Nga VNA

Ndryshime në trupin diplomatik, Rama largon Uran Ferizin nga Anglia, e dërgon për OSBE, si pasues të Eglantina Gjermeni

Ndaje në Whatsapp
Ndryshime në trupin diplomatik, Rama largon Uran Ferizin nga Anglia, e

Qeveria shqiptare ka nisur lëvizje në Misionet Diplomatikejashtë vendit. 

Siç ka mësuar VNA, në kuadër të këtyre ndryshimeve, ambasadori i deritanishëm i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Uran Ferizi, është propozuar për t’u transferuar në krye të Misionit të Përhershëm pranë OSBE-së dhe Organizatave Ndërkombëtare në Vjenë.

Me këtë lëvizje, nga Misioni në Vjenë largohet diplomatja dhe ish-deputetja e Partisë Socialiste, Eglantina Gjermeni, e cila mbante këtë detyrë prej vitit 2022.

Komisioni për Politikën e Jashtme pritet të zhvillojë seancën dëgjimore me kandidatin e ri për të shqyrtuar platformën dhe objektivat e tij përfaqësuese në këtë organizatë shumëpalëshe.

Uran Ferizi u emërua si ambasador në Londër në fillim të vitit 2024. Mandati i tij në Mbretërinë e Bashkuar u karakterizua nga vëmendja mediatike lidhur me profilin e tij personal dhe prononcimet publike për çështjet e komunitetit shqiptar atje. Pas miratimit të procedurave parlamentare dhe dekretimit nga Presidenti, pritet që Ferizi të marrë zyrtarisht drejtimin e misionit në Austri, ndërsa mbetet për t'u caktuar emri i ri që do ta zëvendësojë atë në Londër.

Video

SHISH “fshin” Vlora Hysenin nga historiku zyrtar

I shënoi kush u largua nga salla! ???? Pamjet nga OKB-ja tregojnë zyrtarë të delegacionit izraelit duke kaluar nga një tavolinë te tjetra dhe duke evidentuar delegacionet që u larguan nga salla gjatë fjalimit të Benjamin Netanyahu-t. Dhjetëra delegacione u larguan sapo kryeministri izraelit mori fjalën, duke lënë pas shumë vende bosh në sallën e Asamblesë së Përgjithshme.

Skandali po kthehet në biznes, “radarët” e Vlora Hysenit përfundojnë në bluza

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news