Politika 2026-09-22 16:46:20 Nga VNA

Rama largoi Vlora Hysenin nga SHISH, Bardhi: Nuk mjafton, Kryeministri të japë dorëheqjen! Do të emërojë një tjetër “Vlorë”

Ndaje në Whatsapp

Rama largoi Vlora Hysenin nga SHISH, Bardhi: Nuk mjafton, Kryeministri të

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për largimin e Vlora Hysenit nga drejtimi i Shërbimit Informativ të Shtetit, pas masës së sigurisë të caktuar ndaj saj nga GJKKO me kërkesë të SPAK.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Bardhi deklaroi se largimi i Hysenit nuk është i mjaftueshëm, ndërsa kërkoi dorëheqjen e kryeministrit dhe daljen e tij para drejtësisë.

Bardhi pretendoi se Hyseni kishte zbatuar detyrën që, sipas tij, i ishte ngarkuar nga kryeministri për të informuar dhe mbrojtur krimin e organizuar.

“Vlora Hyseni e ka bërë shumë mirë detyrën që i ka ngarkuar Kryeministri: informimin dhe mbrojtjen e krimit të organizuar!”, shkroi Bardhi.

Kreu i grupit parlamentar demokrat rikujtoi edhe një deklaratë të bërë prej tij në Kuvend në vitin 2024, kur kishte akuzuar Ramën se e kishte vendosur Hysenin në krye të SHISH si person të lidhur me Ergys Agasin dhe për t’i shërbyer, sipas pretendimit të tij, krimit të organizuar.

Sipas Bardhit, largimi i Hysenit nga drejtimi i institucionit nuk e zgjidh problemin, pasi përgjegjësia, sipas tij, shkon te kryeministri.

“Shkarkimi i Vlora Hysenit, edhe pse Kryeministri ka alergji nga fjala ‘pezullim nga detyra’, nuk zgjidh asgjë. Në vend të saj do të vijë një Vlorë tjetër, sepse Kryeministri i vendit nuk është një njeri i lirë”, deklaroi Bardhi.

Në përfundim, demokrati kërkoi dorëheqjen e Ramës dhe përballjen e tij me drejtësinë.

“Edi Rama duhet të japë dorëheqjen dhe të dalë para drejtësisë!”, përfundoi Bardhi.

Reagimi vjen pasi GJKKO, me kërkesë të SPAK, caktoi ndaj Vlora Hysenit masën “arrest në shtëpi” dhe pezullimin nga ushtrimi i detyrës, në kuadër të hetimeve të lidhura me dosjen e AKSHI-t dhe Ergys Agasin.

Lexo gjithashtu

Video

SHISH “fshin” Vlora Hysenin nga historiku zyrtar

I shënoi kush u largua nga salla! ???? Pamjet nga OKB-ja tregojnë zyrtarë të delegacionit izraelit duke kaluar nga një tavolinë te tjetra dhe duke evidentuar delegacionet që u larguan nga salla gjatë fjalimit të Benjamin Netanyahu-t. Dhjetëra delegacione u larguan sapo kryeministri izraelit mori fjalën, duke lënë pas shumë vende bosh në sallën e Asamblesë së Përgjithshme.

Skandali po kthehet në biznes, “radarët” e Vlora Hysenit përfundojnë në bluza

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news