Bota 2026-11-09 21:26:13 Nga VNA

Sulme kibernetike ndaj qindra supermarketeve, Franca akuzon Iranin: Miliona euro dëme nga prishja e produkteve ushqimore

Ndaje në Whatsapp
Sulme kibernetike ndaj qindra supermarketeve, Franca akuzon Iranin: Miliona euro

Franca ka akuzuar Iranin se qëndron pas një sulmi të gjerë kibernetik ndaj qindra supermarketeve në territorin francez, duke shkaktuar dëme ekonomike prej miliona eurosh si pasojë e prishjes së sasive të mëdha të produkteve ushqimore.

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, deklaroi gjatë një konference për shtyp se Parisi e konsideron Teheranin përgjegjës për sulmin dhe paralajmëroi se veprime të tilla do të kenë pasoja.

Sipas autoriteteve franceze, sulmi kibernetik, i ndodhur gjatë muajit të kaluar, kishte në shënjestër sistemet e ftohjes në qindra supermarkete. Ndërhyrja në sistemet elektronike shkaktoi rritjen e temperaturave në frigoriferë dhe ngrirës, duke bërë që sasi të mëdha ushqimesh të freskëta dhe të ngrira të prisheshin.

Si pasojë, dëmet financiare për bizneset e prekura vlerësohen në miliona euro.

Ndërkohë, Prokuroria e Parisit ka nisur hetime ndaj drejtuesit të një njësie të dyshuar për sulme kibernetike, e cila besohet se ka lidhje me Gardën Revolucionare Islamike të Iranit.

Autoritetet franceze po hetojnë për të zbardhur plotësisht mënyrën e realizimit të sulmit dhe personat përgjegjës.

Ngjarja ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë e sistemeve teknologjike që përdoren në sektorin ushqimor dhe rrezikun e dëmeve të mëdha ekonomike nga sulmet kibernetike.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news