Sociale 2025-11-07 17:38:00 Nga VNA

TAP po studion zgjerimin e stacionit në Bilisht për rritjen potenciale të transportit të gazit

Ndaje në Whatsapp
TAP po studion zgjerimin e stacionit në Bilisht për rritjen potenciale

Trans Adriatic Pipeline AG po studion mundësinë e zgjerimit të stacionit të tij në Bilisht si një përgjigje për  një rritje të mundshme të volumeve të transportit të gazit që aktualisht janë 10bcma.

Në një dokument të dorëzuar pranë autoriteve kompania nënvizon se kjo është pjesë e planit origjinal të projektit dhe se tashmë po shihen mundësitë.

“Këto studime janë hapa paraprakë që ndërmerr TAP. TAP zhvillon rregullisht testime të tregut, dhe rezultatet e tyre tregojnë nëse do të ketë zgjerim të kapacitetit. Aktualisht, testimi i tregut është në procez e sipër” sqaruan burime prane kompanisë për “Monitor”.

Konkretisht TAP raporton se në vitin 2013 vlerësimi i tij në mjedis dhe leja mjedisore për “Ndërtimin dhe Operimin e Gazsjellësit Trans Adriatik” që përcaktonin projektin e miratuar për infrastrukturën e gazsjellësit në Shqipëri përfshinin ndër të tjera edhe dy stacione kompresorësh. I pari, ACS02, pranë Bilishtit dhe kufirit shqiptaro-grek, dhe ACS03, pranë Fierit.

“Sipas atij projekti origjinal, stacioni ACS02, aktualisht një stacion matës gazi, ishte menduar të transformohej në një stacion kompresorësh të pajisur me pesë kompresorë me gaz, secili me një kapacitet prej 15 megavat, për të mbështetur funksionimin e plotë të tubacionit. Edhe pse tubacioni TAP u ndërtua për të transportuar deri në 20 miliardë metra kub gaz natyror në vit (BCMA), ai aktualisht operon me një kapacitet prej 10 BCMA. Megjithatë, për të mbështetur çdo rritje të rrjedhës së gazit përtej 10 BCMA, ACS02 tani duhet të zgjerohet në një stacion kompresorësh plotësisht funksional” thuhet në dokument.

Kompania nënvizon se plani aktual përditëson projektin origjinal të vitit 2013 duke zëvendësuar njësitë me gaz me kompresorë elektrikë. Ky ndryshim sipas saj kërkon ndërtimin e një nënstacioni elektrik të tensionit të lartë dhe një linje për lidhjen me rrjetin kombëtar të energjisë elektrike.

“Elektrifikimi i stacionit do t’i lejojë TAP-it të përmbushë nevojat e ardhshme të kapacitetit, duke ulur ndjeshëm shkarkimet në ajër dhe në përputhje me objektivat më të gjera të tranzicionit energjetik dhe klimës. Zbatimi i projektit të zgjerimit të Stacionit të kompresorëve ACS02 varet nga testimi në vazhdim i tregut, për kapacitetin e propozuar të transmetimit në rritje të Gazsjellësit TAP” thuhet në dokument.

Projekti i TAP

Gazsjellësi Trans Adriatik është pjesë e Korridorit Jugor të Gazit që transporton gaz natyror në Europë nga fushat e Shah Deniz II në Azerbajxhan. Ky gazsjellës lidhet me atë Trans Anatolian në kufirin Greko-tuk dhe kalon në pjesën verirore të Greqisë, në Shqipëri, në detin Adriatik para se të lidhet me rrjetin e gazit në Itali.

TAP ka një gjatësi 878 kilometra. Projekti i TAP daton nga viti 2003 kur u bë studimi i parë i parafizibilitetit për të vijuar më pas në vitin 2008 me projektin e detajuar inxhinierik. Faza e ndërtimit nisi në vitin 2016 dhe u mbyll në fund të 2020 kur gazsjellësi nisi operimin tregtar.

Aksionarët e gazsjellësit Trans Adriatic sipas përqindjes së aksioneve përbëhen nga : BP (20%), SOCAR (20%), Snam (20%), Fluxys (20%) DHE Enagás (20%)./Monitor.al/

Video

Kur jeta të gjunjëzon dhe duket sikur ke humbur gjithçka e vetmja rrugë është të mos dorëzohesh por të ecësh përpara 26-vjeçari Mauro Glorioso, i cili mbeti i plagosur rëndë pas aksidentit të janarit 2023 te Murazzi në Torino, sot është diplomuar në Mjekësi dhe Kirurgji në spitalin “Le Molinette”. Ngjarja ndodhi mbrëmjen midis 20 dhe 21 janarit 2023, kur Mauro ndodhej me disa miq buzë lumit Po, në pritje për të hyrë në një lokal. Ai u godit nga një biçikletë elektrike që ishte hedhur nga lartësia e argjinaturës së Murazzit dhe mbeti i plagosur shumë rëndë. Për këtë aksident, një vajzë 20-vjeçare u dënua në shkallën e parë të gjyqit. “Është një emocion i madh, një rrugëtim i gjatë — është e bukur ndjesia kur arrin objektivin tënd, pavarësisht gjithçkaje,” tha Mauro. “Kam mësuar të përballem me një problem në një kohë: i pari ishte të diplomohem, tani mund të mendoj për të ardhmen dhe projektet e mia.”

Trump dhe Orban “ironi" me gazetarët: Ato janë “fake news” Sot, më 7 nëntor 2025, kryeministri hungarez Viktor Orbán u takua me presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Orbán kërkoi përjashtim nga sanksionet amerikane për importet e energjisë ruse, për shkak të varësisë së Hungarisë nga gazi dhe nafta e Rusisë. U diskutuan gjithashtu çështje të bashkëpunimit ekonomik, energjetik dhe të mbrojtjes. Orbán promovoi idenë e një takimi të ardhshëm SHBA-Rusi për paqen në Ukrainë. Në përfundim të takimit, Trump dhe Orban zhvilluan një konferencë për mediat, ku ndër të tjera me ironi deklaruan se disa media, konkretisht referuar pyetjes së gazetares së NBC, se bëjnë fake news.

Një ngjarje e rrezikshme është regjistruar në qytetin Timon të Brazilit, ku një burrë hodhi shkrepësen në tokë pranë një pike karburanti, duke shkaktuar flakë që për pak do ishte kthyer në tragjedi. Pamjet filmike tregojnë momentin kur flaka përhapet me shpejtësi pranë pompave dhe një kamioni që po furnizohej me karburant. Fatmirësisht, falë reagimit të shpejtë të një punonjësi që përdori menjëherë zjarrfikësin, askush nuk u lëndua. Sipas mediave lokale, punonjësit kishin paralajmëruar më herët klientët të qëndronin larg zonës së rrezikshme gjatë furnizimit. Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta për mungesën e kujdesit dhe rrezikun që mund të kishte përfunduar në tragjedi.

Nga poshtë ballkonit tek zyra e Ramës- Berisha paralajmëron revolucionin e ri demokrat.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news