Sociale 2025-09-28 08:33:09 Nga VNA

Për koncesionet në hetim, buxheti ka dhënë deri tani gati 400 mln euro

Ndaje në Whatsapp
Për koncesionet në hetim, buxheti ka dhënë deri tani gati

Pas vitit 2015, qeveria nisi me vrull praktikën e dhënies së koncesioneve për shumë shërbime e projekte, që ajo synonte të realizonte.

Pavarësisht kundërshtimeve, që në fillim, nga institucionet financiare ndërkombëtare, të cilat kërkonin që të bëhej një analizë e qartë e kostove dhe përfitimeve, institucionet shtetërore nuk ndalën. Në vitin 2015 u dhanë koncesioni i sterilizimit dhe i check-up.

Në vitin 2016 u dha me koncesion dhe dializa, ndërsa në 2019-n, ai i laboratorëve, të gjitha në fushën e shëndetësisë.

Në vitin 2015 nisi dhe praktika e dhënies së koncesioneve të inceneratorëve, me Elbasanin, që në vitin 2017 u zgjerua me Fierin dhe në vitin 2019, me Tiranën. Në vitin 2017 u dha me koncesion mirëmbajtja e rrugës Milot – Morinë dhe në vitin 2018 u dha me koncesion Rruga e Arbrit.

U rishikua dhe koncesioni i skanimit, i cili ishte miratuar në vitin 2013 nga qeveria në ikje e atëhershme dhe për të hequr barrën nga bizneset, qeveria mori përsipër të paguajë një pjesë të kostos nëpërmjet buxhetit.

Të gjitha koncesionet e sipërpërmendura përfitonin pagesa direkte nga buxheti i shtetit.

Shtimi i këtyre pagesave detyroi qeverinë, pas presionit të FMN-së që të vendoste një rregull fiskal, sipas të cilit shuma totale e pagesave vjetore neto, që kryhen nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme, të cilat rezultojnë nga kontrata koncesionare apo Partneriteti Publik – Privat (PPP), si rregull, nuk duhet të tejkalojë kufirin prej 5% të të ardhurave tatimore faktike të vitit paraardhës buxhetor.

Në rast tejkalimi të këtij kufiri, Këshilli i Ministrave merr masa korrektuese në krahun e të ardhurave buxhetore, të nevojshme dhe të mjaftueshme, për t’u rikthyer brenda kufirit të lejuar, gjatë dy viteve të ardhshme buxhetore.

Kufiri, deri tani, nuk është tejkaluar asnjëherë, por realiteti po tregon se në pjesën më të madhe, këto pagesa kanë qenë joeficiente në kosto, përderisa një pjesë e madhe e koncesioneve është tashmë nën hetim zyrtar nga SPAK, struktura e posaçme antikorrupsion.

Të dhënat e Ministrisë së Financave, në buxhetet faktike 2017 – 2024, të përpunuara nga “Monitor”, tregojnë se në shtatë vjet, buxheti i shtetit ka paguar në total 84 miliardë lekë (rreth 840 milionë euro) për 12 koncesione: Rruga e Arbrit; skanimi; sterilizimi; laboratorë; Inceneratori i Tiranës; check-up; dializa; mirëmbajtja Milot – Morinë; infrastruktura arsimore; Inceneratori i Fierit; Orikum – Dukat; Inceneratori i Elbasanit.

Shuma më e lartë është dhënë për Rrugën e Arbrit (19.3 miliardë lekë), sterilizimin (13 miliardë lekë), skanimin (12.3 miliardë lekë), Inceneratorin e Tiranës (7.4 miliardë lekë) – shiko tabelën e plotë: Pagesat faktike nga buxheti i shtetit për koncesionet 2017 – 2024.

Nga këto 12 koncesione, për gjashtë prej tyre – tre inceneratorët, check-up dhe sterilizimi e laboratorët – është hapur hetim zyrtar ose kanë filluar procedurat nga SPAK me akuza për korrupsion, shpërdorim detyre e deri te pastrim parash.

Shuma totale e dhënë nga buxheti për këto gjashtë koncesione për periudhën 2017 – 2024 është 39 miliardë lekë (rreth 400 milionë euro), që përbën 46% të pagesave totale që janë bërë nga buxheti për të gjitha koncesionet!!

Edhe vetë Financat kanë shprehur shqetësimin se kontratat koncesionare nuk po kontrollohen dhe as monitorohen në respekt të detyrimeve ligjore dhe marrëveshjeve ndërmjet shtetit dhe privatit, që janë instrumente të detyrueshme./Monitor

Video

Mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Teheranit, ndërsa presidenti Trump ka paralajmëruar se kjo natë do të shoqërohet me sulme të forta, deri në “shkatërrimin e qytetërimit mijëravjeçar”, siç deklaroi ai sot në rrjetin Truth.

Mos i kafsho më të keqen teta!- i thotë policja qenit që plagosi sot një 4 vjeçare…

Mbreti i Tajlandës, Maha Vajiralongkorn, dhe Mbretëresha Suthida po tërheqin vëmendjen e mediave botërore për një arsye të pazakontë për familjet mbretërore moderne: të dy janë pilotë të licencuar dhe mund të fluturojnë vetë avionët e tyre. Mbreti Vajiralongkorn është i trajnuar si pilot ushtarak dhe komercial, me eksperiencë nga avionët luftarakë deri tek aeroplanët e pasagjerëve të tipit Boeing. Edhe Mbretëresha Suthida zotëron një licencë piloti komercial, ndërsa më herët ka punuar si stjuardesë përpara se të ngjitej në radhët e ushtrisë dhe të bëhej mbretëreshë. Në vitin 2025, çifti mbretëror u bë kryefjalë e mediave pasi pilotuan personalisht një Boeing 737 gjatë një vizite shtetërore në Bhutan—me Mbretin në komandë dhe Mbretëreshën si bashkëpilote. Një moment i rrallë dhe thuajse i paprecedentë për liderët botërorë në udhëtime zyrtare.

Në pritje të skadimit të ultimatumit të Trump-it (“një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”) dhe ndërsa sulmet ndaj infrastrukturës prodhuese dhe ekonomike të vendit janë tashmë në zhvillim, Teherani po publikon në rrjetet sociale dhe në televizion pamje të urave dhe centraleve bërthamore të ruajtura nga qytetarë iranianë, të thirrur të shërbejnë si mburojë njerëzore në përgjigje të thirrjes së regjimit. Në videot e shpërndara shfaqen centrali elektrik i Kazerounit dhe një urë në Ahvaz, të rrethuar nga njerëz që janë mbledhur për të mbrojtur objektet strategjike. Video nga X.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news