Sociale 2025-12-06 12:22:00 Nga VNA

Nga ndihma për të varfrit te tokat për biznesin: Si u shndërrua bamirësia në model fitimi

Ndaje në Whatsapp
Nga ndihma për të varfrit te tokat për biznesin: Si u

Fundjavë ndryshe është një emision që ka dhuruar spektakël dhe shpërblime për njerëz në nevojë. Arbër Hajdari është njeriu që e ka drejtuar që në fillim dhe në petkun e bamirësit dje, në një ceremoni madhështore dhe luksoze, ka festuar 10-vjetorin e shoqatës së tij. Le t’i marrim gjërat me radhë.

Është e vërtetë që shoqata e tij ka ndihmuar me dhjetëra familje në nevojë, por a ka shpenzuar Arbër Hajdari ndonjë lek nga xhepi i tij për këto familje? Për gjatë këtyre 10 viteve Shqipëria ka kaluar shumë kriza, përfshirë tërmetin e 2019 dhe pandeminë, ku shoqata e tij ka shpërndarë ndihma pa fund që mblidheshin po nga shqiptarë, kryesisht jashtë atdheut. Por a ka pasur ndonjëherë transparencë për këto të ardhura? A ka pasur ndonjëherë shteti shqiptar kontroll mbi këto financa që tashmë kanë lulëzuar dhe qeveria ka miratuar disa qindra hektarë tokë për t’i dhënë mundësi Arbër Hajdarit të zhvillojë më tej bamirësinë e tij, këtë herë në një biznes me bekimin e kryeministrit. Që mbrëmë u shfaq me petkun e tij të bamirësit që me fjalët e urta të gjyshes përgatit terrenin për të projektuar një nga bizneset e reja mbi toka që i fal si të gjyshes, por që në fakt janë të pronarëve të ligjshëm. Dhe që Arbër Hajdari i merr dhe nuk përton t’i trajtojë të ftuarit e tij bashkë me kryeministrin si njerëzit që duhen bekuar me frymën e bamirësit që shfaqet në spektakle dylekëshe për famë, që i mungon veç pelerina e Robin Hudit, por që në thelb është thjesht një biznesmen nga ata që mbushnin sallën luksoze me shpenzimet e së cilës do të kishte mbyllur harxhet e shumë familjeve të varfra. Sepse siç thotë Arbri: bamirësia nuk të varfëron – vetëm se libri i shenjtë shkruan diçka më të thellë se ajo që thotë Arbri:
“Mos i prishni bamirësitë tuaja me përmendje dhe ofendim…”
(El-Bekare, 264)

Nëse ndihmon për t’u dukur, shpërblimi humbet.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news