Sociale 2025-12-19 11:52:00 Nga VNA

Kostoja e projektit të kamerave të sigurisë “Smart City” rritet sërish në 134.4 milionë euro

Ndaje në Whatsapp

Kostoja e projektit të kamerave të sigurisë “Smart

Projekti “Albania Smart City”, e vlerësuar si një nga nismat më të mëdha të qeverisë shqiptare në fushën e sigurisë publike dhe teknologjisë, po shoqërohet me rritje të vazhdueshme të kostos financiare, pa një argumentim të qartë publik nga ana e ekzekutivit. Sipas dokumenteve zyrtare, të konsultuara nga ekofin.al, kostoja indikative e projektit ka arritur me rishikimin e fundit në 134.4 milionë euro.

Fillimisht, projekti ishte përfshirë në listën e projekteve me rëndësi kombëtare me një kosto indikative prej rreth 60 milionë dollarësh amerikanë. Megjithatë, pas vizitës së presidentit të Emirateve në Tiranë në shkurt të këtij viti, kostoja e projektit u rrit ndjeshëm dhe u parashikua të financohej përmes një huaje nga Fondi për Zhvillim i Abu Dhabit.

Detajet e kësaj huaje u bënë publike përmes një projektligji të depozituar në Kuvend, i cili u miratua në mars përpara zgjedhjeve, dhe që parashikon ratifikimin e një marrëveshjeje huaje me vlerë 118.5 milionë dollarë amerikanë, e destinuar për financimin e projektit “Sistemi i kamerave nën administrimin e Policisë së Shtetit – Smart City”.

Sipas dokumenteve shoqëruese, projekti parashikon instalimin e 2 239 kamerave ANPR për njohjen automatike të targave, 2 602 kamera PTZ për monitorimin e trafikut, si dhe 3 816 kamera trupi për efektivët e Policisë së Shtetit. Gjithashtu, parashikohet instalimi i 100 radarëve inteligjentë dhe 100 sensorëve për monitorimin e flukseve të trafikut në rrugët e Shqipërisë.

Megjithatë, zhvillimi më i fundit tregon se kostoja e projektit nuk është ndalur në këtë nivel. Me ndryshimin e fundit të listës së projekteve me rëndësi kombëtare, me status të maturuar, qeveria ka rishikuar sërish, pa shumë shpjegime publike, koston indikative të projektit “Smart City”. Nga 112 milionë euro që ishte në muajin korrik, kostoja është rritur me ndryshimet e fundit të muajit nëntor në 134.4 milionë euro, që me kursin aktual të këmbimit përkthehet në rreth 157 milionë dollarë amerikanë.

Kjo rritje e re e kostos përbën ndryshimin më të fundit dhe më domethënës financiar të projektit të kamerave të sigurisë “Smart City”, i cili pritet të implementohet nga kompania arabe “Presight”, duke ngritur pikëpyetje mbi transparencën e procesit, arsyet e rritjes së vazhdueshme të buxhetit dhe barrën financiare afatgjatë që projekti do të ketë për financat publike shqiptare. Dhe përveç kësaj, një tjetër aspekt i debatueshëm është se kredia do të merret tek arabët e Fondit të Zhvillimit të Abu Dhabit dhe me ato para do të paguhet sërish një kompani arabe, e gjitha kjo pa garë, por vetëm me një marrëveshje. /ekofin.al/

Kostoja e projektit të kamerave të sigurisë “Smart

Kostoja e projektit të kamerave të sigurisë “Smart

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news