Politika 2026-09-18 13:29:00 Nga VNA

Qeveria largon Altin Janin nga drejtimi i AKSIK, Ermal Jauri emërohet në krye të institucionit

Ndaje në Whatsapp

Qeveria largon Altin Janin nga drejtimi i AKSIK, Ermal Jauri emërohet

Qeveria ka larguar nga detyra drejtorin e Përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar, Altin Jani, ndërsa në vend të tij është emëruar Ermal Jauri. Ndryshimi në drejtimin e një prej institucioneve që administron çështje të ndjeshme të sigurisë vjen pas më shumë se dy vitesh që Jani mbante këtë post.

Altin Jani ishte emëruar në krye të AKSIK me vendim të Këshillit të Ministrave më 3 prill 2024. Ai ishte pjesë e institucionit që prej vitit 2012 dhe, përpara marrjes së drejtimit, kishte drejtuar Sektorin e Sigurisë Industriale.

Deri më tani nuk është bërë publik një argumentim zyrtar për arsyet e largimit të Janit.

Deri më tani nuk është bërë publik një argumentim zyrtar për arsyet e largimit të tij. Jani është përfolur edhe për mënyrën se si AKSIK ka administruar certifikatat e sigurisë gjatë drejtimit të tij. Në media janë ngritur pretendime se institucioni ka pajisur me certifikata sigurie persona të lidhur me kompani të përfshira në hetimet për çështjen e AKSHI-t. Megjithatë, këto pretendime nuk rezultojnë të jenë konfirmuar përfundimisht nga një institucion hetimor apo gjyqësor dhe, deri më tani, nuk ka një konstatim zyrtar që t’i atribuojë Janit përgjegjësi konkrete.

Ndërkoh, në prill të vitit 2026 u publikuan akuza për mungesë transparence dhe parregullsi të mundshme në disa procedura konkurrimi për poste drejtuese në institucion. Në të njëjtën kohë u ngritën shqetësime edhe për vonesa të konsiderueshme në përfundimin e procedurave për pajisjen me certifikata sigurie.

AKSIK është institucioni përgjegjës për mbrojtjen dhe sigurinë e informacionit të klasifikuar. Një prej funksioneve të tij kryesore është procesi i verifikimit të sigurisë dhe pajisja, refuzimi, pezullimi apo heqja e Certifikatës së Sigurisë së Personelit. Për shkak të natyrës së informacionit që administron dhe personave që certifikon, institucioni luan një rol të ndjeshëm në arkitekturën e sigurisë së vendit.

Lexo gjithashtu

Video

SHISH “fshin” Vlora Hysenin nga historiku zyrtar

I shënoi kush u largua nga salla! ???? Pamjet nga OKB-ja tregojnë zyrtarë të delegacionit izraelit duke kaluar nga një tavolinë te tjetra dhe duke evidentuar delegacionet që u larguan nga salla gjatë fjalimit të Benjamin Netanyahu-t. Dhjetëra delegacione u larguan sapo kryeministri izraelit mori fjalën, duke lënë pas shumë vende bosh në sallën e Asamblesë së Përgjithshme.

Skandali po kthehet në biznes, “radarët” e Vlora Hysenit përfundojnë në bluza

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news