Politika 2026-09-17 11:01:33 Nga VNA

Kuvendi drejt miratimit të projektligjit për pagat e magjistratëve, mazhoranca rrëzon kërkesën e PD-së për ta hequr nga rendi i ditës

Ndaje në Whatsapp

Kuvendi drejt miratimit të projektligjit për pagat e

Mazhoranca ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për heqjen nga rendi i ditës të projektligjit të PS-së për pagat e magjistratëve.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kërkoi në Kuvend që shqyrtimi i projektligjit të shtyhej, me qëllim vijimin e konsultimeve me përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë. Të njëjtën kërkesë, sipas tij, demokratët e kishin paraqitur edhe më herët në Konferencën e Kryetarëve.

Bardhi akuzoi mazhorancën se nuk ka zbatuar ose ka shkelur dy vendimet e mëparshme të Gjykatës Kushtetuese që lidhen me pagat e magjistratëve. Ai paralajmëroi se mënyra se si po procedohet me draftin aktual rrezikon, sipas PD-së, të krijojë probleme edhe me zbatimin e vendimit të tretë të Kushtetueses.

Demokrati ngriti gjithashtu shqetësimin për procesin e konsultimit, duke pretenduar se ai nuk ka qenë efektiv dhe se përfaqësuesve të shoqatave të gjyqtarëve nuk u është dhënë koha e nevojshme për të paraqitur qëndrimet e tyre. Sipas Bardhit, Kuvendi duhet të marrë kohën e nevojshme për t'i dhënë një zgjidhje përfundimtare çështjes, pa vendosur sistemin e drejtësisë nën presion financiar.

Kërkesa e opozitës u kundërshtua nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Ai deklaroi se socialistët do të votonin kundër tërheqjes së projektligjit, duke argumentuar se Kuvendi ka prej vitesh një praktikë të konsoliduar për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Ballës, Këshilli i Legjislacionit e ka përfunduar shqyrtimin e çështjes dhe ia ka kaluar atë seancës plenare, ndaj në këtë fazë kërkesa e PD-së nuk mund të miratohet proceduralisht.

Balla ironizoi gjithashtu qëndrimin e demokratëve, duke thënë se PD po del tashmë në mbrojtje të gjyqtarëve, ndërkohë që, sipas tij, përfaqësues të opozitës kanë përdorur më parë gjuhë fyese ndaj magjistratëve, përfshirë edhe në daljet pranë SPAK-ut.

Kujtojmë se projektligji është kundërshtuar edhe nga përfaqësues të magjistratëve, të cilët kanë shprehur rezerva për ndryshimet e propozuara në skemën e pagave. Kundërshtimet e tyre janë ngritur edhe gjatë procesit të konsultimit, ndërsa kanë kërkuar që shqetësimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve të merren në konsideratë përpara miratimit përfundimtar të draftit.

Lexo gjithashtu

Video

SHISH “fshin” Vlora Hysenin nga historiku zyrtar

I shënoi kush u largua nga salla! ???? Pamjet nga OKB-ja tregojnë zyrtarë të delegacionit izraelit duke kaluar nga një tavolinë te tjetra dhe duke evidentuar delegacionet që u larguan nga salla gjatë fjalimit të Benjamin Netanyahu-t. Dhjetëra delegacione u larguan sapo kryeministri izraelit mori fjalën, duke lënë pas shumë vende bosh në sallën e Asamblesë së Përgjithshme.

Skandali po kthehet në biznes, “radarët” e Vlora Hysenit përfundojnë në bluza

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news