Politika 2026-09-18 10:50:28 Nga VNA

Begaj zgjohet që pa gdhirë, noterizon rritjen minimale të pagave për drejtësinë

Ndaje në Whatsapp
Begaj zgjohet që pa gdhirë, noterizon rritjen minimale të pagave

Teksa Parlamenti mbylli punimet e natës vonë mes debateve dhe votimit të 84 kartonëve pro të mazhorancës, Presidenti Bajram Begaj nuk humbi asnjë sekondë gjumi. Porsa u zgjua, me stilografin gati dhe pa u thelluar aspak te kompleksiteti i vendimit të Gjykatës Kushtetuese apo te pretendimet e magjistratëve, ai e zyrtarizoi me vrap "porosinë" e Edi Ramës.

Mjaftoi kërkes e Kuvendit se pagat e gjyqtarëve e prokurorëve kishin mbetur peng i Thesarit që prej 1 gushtit, që Kreu i Shtetit të merrte rolin e noterit rrufe.

 Me dekretin për ligjin nr. 95/2026, Begaj dha menjëherë pëlqimin që amendamenti i miratuar në erresirën e natës të hynte në fuqi po sot, më 18 shtator, duke anashkaluar çdo procedurë normale 15 deri 35-ditore të shqyrtimit institucional.

Për Presidencën, ky nxitim u pagëzua si "mbrojtje e nevojës akute" dhe "garanti për pavarësinë e drejtësisë".

 Por në realitet, në vend që të analizojë se si ndryshimet minimale sfidojnë frymën e Kushtetueses, Presidenti thjesht stampoi me sy mbyllur vullnetin e mazhorancës, duke vërtetuar edhe një herë se për çdo hall emergjent të Qeverisë, zyra e tij punon me orar të zgjatur.

Lexo gjithashtu

Video

SHISH “fshin” Vlora Hysenin nga historiku zyrtar

I shënoi kush u largua nga salla! ???? Pamjet nga OKB-ja tregojnë zyrtarë të delegacionit izraelit duke kaluar nga një tavolinë te tjetra dhe duke evidentuar delegacionet që u larguan nga salla gjatë fjalimit të Benjamin Netanyahu-t. Dhjetëra delegacione u larguan sapo kryeministri izraelit mori fjalën, duke lënë pas shumë vende bosh në sallën e Asamblesë së Përgjithshme.

Skandali po kthehet në biznes, “radarët” e Vlora Hysenit përfundojnë në bluza

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news