Politika 2026-09-24 12:45:17 Nga VNA

Presidenti "zgjohet" pas tre ditësh, Begaj bën sikur punon dhe pret në zyrë vartësit e SHISH-it të tronditur

Ndaje në Whatsapp

Presidenti "zgjohet" pas tre ditësh, Begaj bën sikur punon

Ndërsa opinioni publik po valon prej tri ditësh nga lajmet për arrestimin e drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hyseni, dhe ndërsa zërat për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare po bëhen gjithnjë e më të larta, Presidenti Bajram Begaj ka vendosur më në fund të fshijë sytë e të shfaqë shenja jete.

Në një njoftim për mediat që përmban më shumë hapësira boshe se sa përmbajtje, Presidenca njoftoi sot se Kreu i Shtetit ka pritur në takim Ministrin e Brendshëm Ervin Demo, Drejtorin e Policisë Skënder Hita dhe Drejtorin e komanduar të SHISH-it, Elvis Lila.

Sipas zyrës së shtypit, Presidenti "u informua dhe diskutoi me ta mbi çështje të aktualitetit".

Një "lëvizje strategjike" kjo e Begajt, i cili, në vend që të ushtrojë të drejtën e tij kushtetuese për të thirrur me urgjencë Këshillin e Sigurisë Kombëtare pas një goditjeje pa precedent në piramidën e inteligjencës, mjaftohet me një kafe rutinë me titullarët. Pas tre ditësh heshtjeje me faturë shtetërore, Presidenti u kujtua se në vend ka ndodhur diçka dhe se "aktualiteti" meriton të paktën një fotografi zyrtare.

Roli i fjetur i Presidencës vijon të mbetet i paprekshëm: asnjë qëndrim, asnjë vendimmarrje, thjesht një njoftim dy-rreshtash për të konfirmuar se orari i punës në Presidencë vazhdon rregullisht.

Video

SHISH “fshin” Vlora Hysenin nga historiku zyrtar

I shënoi kush u largua nga salla! ???? Pamjet nga OKB-ja tregojnë zyrtarë të delegacionit izraelit duke kaluar nga një tavolinë te tjetra dhe duke evidentuar delegacionet që u larguan nga salla gjatë fjalimit të Benjamin Netanyahu-t. Dhjetëra delegacione u larguan sapo kryeministri izraelit mori fjalën, duke lënë pas shumë vende bosh në sallën e Asamblesë së Përgjithshme.

Skandali po kthehet në biznes, “radarët” e Vlora Hysenit përfundojnë në bluza

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news