
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka përfunduar procesin e verifikimit për kandidatët që synojnë një vend në Gjykatën Kushtetuese, duke i hapur rrugën vijimit të garës për pesë prej tyre.
Pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe plotësimit të kritereve ligjore, KED ka vendosur lejimin e kandidimit të pesë emrave për vakancën në Kushtetuese.
Ndryshe është vendosur për Brunilda Baren. Këshilli ka vendosur ndalimin e kandidimit të saj, duke e lënë jashtë fazave të mëtejshme të procedurës.
Pas këtij vendimi, procesi do të vijojë me kandidatët e kualifikuar, të cilët do t'i nënshtrohen fazave të tjera të vlerësimit dhe pikëzimit nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
Procedura lidhet me plotësimin e vakancës në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa në përfundim të procesit KED do të hartojë listën përfundimtare të kandidatëve sipas renditjes së tyre.






















