Politika 2026-09-24 10:28:32 Nga VNA

Ministri i Drejtësisë shpreson tek pafajësia e Vlorës: Përgjegjësinë politike e shkarkuam

Ndaje në Whatsapp

Ministri i Drejtësisë shpreson tek pafajësia e Vlorës:

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka komentuar në hyrje të Kuvendit rastin e ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni, ndaj së cilës u caktua masa e arrestit në burg. Gogu tha se përgjegjësia penale është individuale dhe se qeveria e ka marrë përgjegjësinë politike me vendimin për shkarkimin e saj nga drejtimi i SHISH.

“Shteti i së drejtës duhet të funksionojë. Askush nuk mund të fshihet nën mbrojtje politike, por nga ana tjetër duhet të sigurojmë që çdo person të ketë një proces të rregullt ligjor dhe të gjitha mjetet për t’u mbrojtur. Përgjegjësia politike tashmë është marrë. Në krye të Shërbimit Informativ ka një drejtues të ri, derisa të ketë një drejtues përfundimtar. Përgjegjësia penale është individuale. Qeveria shkarkoi drejtuesen për shkak të akuzës penale në të cilën gjendet dhe siguroi vazhdimësinë e institucionit. Për sa i përket asaj që ka ndodhur në institucion, duhet të presim të gjithë procesin”, tha Gogu.

Lexo gjithashtu

Video

SHISH “fshin” Vlora Hysenin nga historiku zyrtar

I shënoi kush u largua nga salla! ???? Pamjet nga OKB-ja tregojnë zyrtarë të delegacionit izraelit duke kaluar nga një tavolinë te tjetra dhe duke evidentuar delegacionet që u larguan nga salla gjatë fjalimit të Benjamin Netanyahu-t. Dhjetëra delegacione u larguan sapo kryeministri izraelit mori fjalën, duke lënë pas shumë vende bosh në sallën e Asamblesë së Përgjithshme.

Skandali po kthehet në biznes, “radarët” e Vlora Hysenit përfundojnë në bluza

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news