Politika 2025-09-25 12:38:00 Nga VNA

Shtyhet seanca e Ilir Metës në GJKKO/ Kryemadhi: nëna ime ka ardhur në Tiranë që në 62-in, e justifikon pasurinë

Ndaje në Whatsapp
Shtyhet seanca e Ilir Metës në GJKKO/ Kryemadhi: nëna ime ka

Monika Kryemadhi ishte e pranishme në seancën paraprake në GJKKO lidhur me dosjen e hetuar nga SPAK ku akuzohet ajo dhe ish-bashkëshorti i saj Ilir Meta për korrupsion pasiv.

Por seanca e sotme u shty për në datën 9 tetor, pasi mungonte avokati i ish-presidentit Ilir Meta. Ndërkoh edhe ky i fundit nuk ishte i pranishëm në sallë.

Pas seancës, Kryemadhi foli me gazetarët, teksa thekson se nuk ka asnjë person ende të thirrur për korrupsion aktiv, teksa ajo dhe Meta hetohen për korrupsion pasiv.

“Monika Kryemadhi Ilir Meta akuzohen për korrupsion pasiv. Nuk ka asnjë të akuzuar për korrupsion aktiv. Kur ka korrupsion pasiv si nuk ka korrupsion aktiv. A janë pyetur biznesmenët. E dyta, kam pasur dëshmi, mos bërja e hetimit në thelb e plotësuar lë shumë shpërdorim nga SPAK në marrëdhënie me hetimin. Sipas Dumanit, Fatime i fillon jeta në 2001 në Tiranë. Nuk do thotë që tironsit që kanë jetuar në Tirana para 2001 i fillon jeta në Tiranë kur ka ardhur Dumani në Tiranë. Procesi me mijëra faqe lë shumë për të dëshiruara. SPAK dhe i gjithë procesi ka qenë shumë i zënë.”

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news