Politika 2025-08-27 12:20:00 Nga VNA

Shqipëria ka nevojë për pajisje për të shuar zjarret, kryeministri i përgjigjet me ceremoni e premtime

Ndaje në Whatsapp
Shqipëria ka nevojë për pajisje për të shuar zjarret,

Në prag të nisjes të sezonit të ri politik, kryeministri Edi Rama zhvilloi një ceremoni Mirënjohje Publike për përkushtimin, sakrificat dhe trimërinë e të gjithë atyre që u përballen me zjarret që pushtuan vendin tonë gjatë dy muajve të fundit.

Si një mjeshtër në organizimin e këtyre ceremonive, Rama “shkëlqeu” edhe në gjetjen e fjalëve për të gjithë ata që përballen me flakët, kur në fakt më shumë vuajnë mungesën të pajisjeve të nevojshme për shuarjen e tyre.

Por përtej fjalëve dhe fjalimeve, realiteti është më i dhimbshëm. Nëse vet kryeministri do të angazhohej pak më shumë me qeverinë e tij për të shpenzuar në pajisje që ndihmojnë në shuarjen e zjarreve, me gjasë sot nuk do kishim mijëra hektarë pyje të djegura.

Të dhënat nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS) të BE-së edhe këtë vit tregoi se Shqipëria vazhdon të kryesojë në rajon për sipërfaqet e djegura.

2025-a shënon edhe rekordin më të zi për dëmet e shkaktuara nga zjarret në pesë vitet e fundit pasi deri më tani janë djegur 55 154 hektarë sipërfaqe. Vitin e kaluar u dogjën 46 623 hektarë në vend ndërsa vitet paraardhëse kanë shifra më të ulëta.

Pra, zjarret e përvitshme kanë treguar se pasojat sa vijnë e shtohen. Dhe qeveria në vend që të ulej e të ndërtonte një strategji për t’i parandaluar, është mjaftuar vetëm me premtime fushatash dhe deklarata publike. Të cilat kryeministri nuk na e kurseu as sot kur sërish premtoi se do kemi flotën tonë të avionëve.

Premtim që sa më shumë e përsërit aq më bajat bëhet dhe i pabesueshëm. Edhe gjatë fushatës elektorale për 11 majin, kryeministri premtoi se Shqipëria do të kishte dy avionë zjarrfikës të gatshëm për sezonin veror, rezultoi i pambajtur.

“Flota jonë ajrore do të ketë në dispozicion duke filluar nga kjo verë, janë bërë marrëveshjet, dy avionë zjarrfikës në gatishmëri për ne pa pritur që të vijnë nga një vend apo nga një vend tjetër” , thakryeministri gjatë fushatës elektorale në 29 Mars 2025.

Vera erdhi, zjarret nisën, por Shqipëria ende nuk ka asnjë avion zjarrfikës. Madje situata dramatike vazhdon akoma kur në media shfaqen imazhe të forcave që shuajnë zjarret me degë pemësh. Ndërkoh shumica e zjarrfikëseve janë donacione dhe kanë më shumë se 60 vite që janë prodhuar e që kanë probleme me mirëmbajtjen.

E vetmja e mirë që ka Shqipëria në luftën me zjarret, është bashkëpunimi që ka me Mekanizmin e BE për Mbrojtjen Civile, që mbështet vendin me avionë zjarrfikës që herë pas here na vijnë më ndihmë.

Prandaj, përtej ceremonive e fjalimeve butaforike të kryeministrit, Shqipëria ka nevojë për masa konkrete për t’u përballur me zjarret. Dhe e gjitha nis tek menaxhimi i duhur i buxhetit për emergjencat civile. Dhe meqë ra fjal, 6.7 miliardë lekë për dy satelitë në hapësirë nuk po na ndihmpojnë në parandalimin e zjarreve. Ndoshta do mjaftojnë vetëm 6 mijë lekë për lopata që herronjtë që kryeministri i ka ftuar në ceremoni, ta kenë më të lehtë në shuarjen e flakëve.

Video

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodër, ku dy të rinj kanë mbetur të plagosur pas një konflikti të çastit. Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 19:50, në Spitalin Rajonal të Shkodër janë paraqitur për ndihmë mjekësore një 19-vjeçar me inicialet E. P. dhe një 17-vjeçar, të cilët dyshohet se janë dëmtuar me mjet prerës (thikë). Nga veprimet e para hetimore rezulton se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Qemal Stafa”, pas një përplasjeje mes disa të rinjve, ku dyshohet se të përfshirët janë nën moshën 18 vjeç.

Erjon Veliaj hyn në gjykatë me pranga në duar…

Unë e kam vetëpërjashtuar por gjithsesi mund të ankohet tek…partia ime

Në ndeshjen Chicago Bulls – Phoenix Suns në United Center, atmosfera u ndez nga një performancë madhështore e ansamblit shqiptar në Illinois. Muzika dhe vallet tradicionale shqiptare pushtuan parketin, duke mahnitur publikun amerikan. Mbrëmja e dedikuar komunitetit shqiptar solli energji, ngjyra dhe krenari në NBA. Ky moment unik po bën xhiron e rrjeteve sociale si një festë e kulturës shqiptare.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news