Politika 2026-03-12 13:09:00 Nga VNA

Rama thotë se mbështet drejtësinë dhe SPAK-un, ndërsa shumica e tij në Kuvend bllokon hetimin ndaj Ballukut

Ndaje në Whatsapp
Rama thotë se mbështet drejtësinë dhe SPAK-un, ndërsa

Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas deklaratave të ambasadave të Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar lidhur me vendimin e Parlamentit për të mos lejuar heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Në reagimin e tij, Rama thotë se është 100% dakord me parimet e shprehura nga ambasadat: luftë kundër korrupsionit, ndjekje penale efektive dhe pavarësi e drejtësisë.

Problemi është se këto deklarata erdhën pikërisht në ditën kur shumica qeverisëse në Kuvend refuzoi t’i hapë rrugë hetimit ndaj një zyrtareje të nivelit më të lartë të qeverisë.

Pra mes deklaratës dhe veprimit ekziston një hendek i qartë.

Nga njëra anë Rama thotë se mbështet reformën në drejtësi, pavarësinë e gjyqësorit dhe SPAK-un.
Nga ana tjetër, kur prokuroria kërkon të ndërmarrë një hap hetimor ndaj një ministreje të rëndësishme të qeverisë, shumica parlamentare vendos të vendosë një frenë politike.

Në reagimin e tij Rama thekson se Belinda Balluku nuk akuzohet për korrupsion dhe se hetimi duhet të vazhdojë i qetë dhe pa presion.

Por pikërisht për këtë arsye SPAK kërkoi të vazhdojë hetimin.
Dhe pikërisht këtë hap Parlamenti vendosi ta ndalojë.

Kryeministri përpiqet ta paraqesë vendimin si një procedurë normale parlamentare, duke thënë se çdo parlament demokratik europian do të kishte vepruar njësoj.

Megjithatë deklaratat e ambasadave tregojnë se pritshmëria e partnerëve ndërkombëtarë është e qartë: korrupsioni duhet të hetohet edhe në nivelet më të larta të pushtetit dhe pa pengesa politike.

Në fund të reagimit të tij Rama përsërit objektivin e madh të qeverisë: Shqipëria 2030 në Bashkimin Europian.

Një slogan që tingëllon mirë në deklarata.

Por në praktikë, çdo herë që drejtësia përpiqet të afrohet me qeverinë, duket se rruga drejt Europës kalon fillimisht… nga një votë mbrojtëse në Kuvend.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news