Politika 2025-08-28 12:37:00 Nga VNA

Rama prezanton institucionin e ri për menaxhimin e mbetjeve, pasi 430 milionë euro u dogjën me inceneratorët që nuk ekzistojnë

Ndaje në Whatsapp
Rama prezanton institucionin e ri për menaxhimin e mbetjeve, pasi 430

Pas dështimit me inceneratorët, kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot një iniciativë të re për menaxhimin e mbetjeve në Shqipëri, duke shpallur krijimin e një Operator Kombëtar që do të marrë përsipër grumbullimin dhe trajtimin e mbetjeve në të gjithë vendin.

Sipas tij, ky ndryshim do të zhvendosë përgjegjësinë nga bashkitë drejt këtij operatori të ri kombëtar, ndërsa bashkitë, tha Rama, do të funksionojnë si klientë.

“Duke parë edhe vendet e tjera, ne do të çojmë përpara një paketë të re reformash dhe masash. Së pari është projektligji i ri për menaxhimin e integruar të mbetjeve, ku kemi parashikuar krijimin e Operatorit Kombëtar të Trajtimit të Mbetjeve. Një ndërmarrje e re që do të jetë në dispozicion të të gjithë republikës, do të jetë në dispozicion të pushtetit vendor, duke përqendruar të gjithë procesin e trajtimit të mbetjeve, pra të grumbullimit dhe trajtimit të tyre. Ky proces nuk do të jetë më i administruar nga bashkitë, por nga ky Operator Kombëtar, në bashkëpunim me hallkat e tjera të qeverisjes, ndërsa bashkitë do të jenë klientë, si për shërbime të tjera,” – tha Rama.

Ndonëse theksoi se qeveria ka bërë përparim në pastrimin e mbetjeve dhe si fajtor për mungesën e rezultateve gjeti qytetarët, të cilët sipas tij nuk po ndërgjegjësohen plotësisht, kryeministri kishte shmangur fjalën “incenerator”, duke mos e përmendur as si një nga “sukseset”.

“E them me keqardhje që, ndërkohë që kemi vënë re një përmirësim të mëtejshëm të proceseve të pastrimit, nuk vëmë re as ndonjë vetëdijesim të qytetarëve dhe as përmirësime në trajtimin e mbetjeve,” tha ndër të tjera Rama.

Mbetjet janë një nga problemet më të mëdha që ka Shqipëria, për të cilat asnjë qeveri nuk ka ndërtuar një strategji të mirëfilltë për menaxhimin e tyre. Përkundrazi, ato kanë shërbyer për të shpenzuar miliona euro nën pretekstin e trajtimit.

Madje gjatë qeverisjes së socialistëve, menaxhimi i mbetjeve u kthye në një nga aferat më të mëdha të 30 viteve të fundit. Çështja e inceneratorëve, që i kushtoi buxhetit rreth 430 milionë euro. Për këtë aferë sot ndodhet në burg një ish-ministër dhe disa zyrtarë shtetërorë, ndërsa hetimet e SPAK vijojnë.

Nga tre inceneratorët e parashikuar, vetëm dy u ndërtuan si objekte, në Elbasan dhe Fier, por asnjëri nuk funksionon. Ndërsa ai i Tiranës, ndonëse fondet u shpenzuan, mbeti vetëm në letër dhe nuk u investua asgjë në terren. Ndërkohë, mbetjet vazhdojnë të mblidhen si pirgje në landfille ku shpesh digjen duke shkaktuar ndotje masive.

Duke parë seriozitetin me nismat e mëparshme, mbetet për t’u parë se çfarë do të sjellë iniciativa e re e qeverisë, një menaxhim real të mbetjeve apo një tjetër gropë financiare për buxhetin e shqiptarëve.

Video

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodër, ku dy të rinj kanë mbetur të plagosur pas një konflikti të çastit. Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 19:50, në Spitalin Rajonal të Shkodër janë paraqitur për ndihmë mjekësore një 19-vjeçar me inicialet E. P. dhe një 17-vjeçar, të cilët dyshohet se janë dëmtuar me mjet prerës (thikë). Nga veprimet e para hetimore rezulton se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Qemal Stafa”, pas një përplasjeje mes disa të rinjve, ku dyshohet se të përfshirët janë nën moshën 18 vjeç.

Erjon Veliaj hyn në gjykatë me pranga në duar…

Unë e kam vetëpërjashtuar por gjithsesi mund të ankohet tek…partia ime

Në ndeshjen Chicago Bulls – Phoenix Suns në United Center, atmosfera u ndez nga një performancë madhështore e ansamblit shqiptar në Illinois. Muzika dhe vallet tradicionale shqiptare pushtuan parketin, duke mahnitur publikun amerikan. Mbrëmja e dedikuar komunitetit shqiptar solli energji, ngjyra dhe krenari në NBA. Ky moment unik po bën xhiron e rrjeteve sociale si një festë e kulturës shqiptare.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news