Politika 2025-08-28 09:23:00 Nga VNA

Komisioni Rregullator dhe listat që Celibashi kërkon të shpallë në kundërshtim me Kodin Zgjedhor

Ndaje në Whatsapp
Komisioni Rregullator dhe listat që Celibashi kërkon të

Komisioni Rregullator do të mblidhet sot për të shqyrtuar aktet që do të nxjerrin rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit. Mbledhja do të nisë në orën 11:30 dhe Komisioni pritet të miratojë

- numrin e votave,

- numrin e mandateve dhe

- listat emërore

për çdo subjekt zgjedhor, për çdo zonë zgjedhore dhe në rang vendi.

Nga zgjedhjet e 11 majit, Partia Socialiste mori 83 mandate, Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 50 mandate, Partia Socialdemokrate tre deputetë, Mundësia dy, ndërsa Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet nga një mandat.

Deri tani nuk ka më asnjë dyshim për numrin e mandateve të fituara nga çdo forcë politike.

Por, Komisioneri Celibashi me veprimet e veta në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, i ka përcjellë Komisionit Rregullator një listë emërore të manipuluar duke marrë kompetenca që i takojne Kuvendit.

Kështu Komisioneri Celibashi ka pranuar dorëheqje nga mandati ose nga kandidimi (në vartësi të asaj që kandidatet kanë zgjedhur të shkruajnë nëpër letra) pa pasur tagre ligjore për ta vlerësuar dhe miratuar këtë.

Ky është rasti i rradhës i shkeljeve të Komisionerit, por kësaj rradhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve nëpërmjet akteve te veta të kundraligjshme, tashmë ka futur në kurth një organ të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve siç është Komisioni Rregullator.

Listat e trukuara të Celibashit kanë reflektuar parimin kushtetues dhe të Kodit Zgjedhor vetëm për rastin e mandatit të vetëm të "Nisma Shqiperia Bëhet" por kanë të pandryshuar pjesën tjetër.

Nëse ato lista do të miratohen në atë gjendje nga Komisioni Rregullator, Celibashi synon të shkarkojë përgjegjësinë e listave të manipuluara tek një organ tjetër i KQZ.

Por ajo që është më e rëndë është tallja me Kuvendin dhe vënia e tij në pozita qesharake kur Kuvendit do i duhet të pranojë si deputetë të zgjedhur nga lista shumë emërore e fiksuar sipas Kodit, ashtu edhe të tjerë të dalë nga lista të ndryshuara të negociuara nuk dihet se si në Zyrën e Komisonerit.

Pas miratimit të rezultatit zgjedhor, nëse çështja mbyllet sot, për konstituimin e Kuvendit mbetet dekreti i presidentit Begaj.

Dekreti për fillimin e legjislaturës së 11-të pritet të caktojë një datë për seancën e parë të konstituimit të Kuvendit.

Datat e mundshme për këtë janë nga 11 Shtatori -21 Shtator.

Video

Në stadiumin e qytetit Prilep, gjatë ndeshjes së Ligës së Dytë mes KF Pobeda dhe KF Shkëndija Haraçinë 77, u shënuan një sërë incidentesh të rëndë me karakter racor dhe nacionalist të cilat kanë tronditur ambientin sportiv dhe komunitetin. Tifozët vendas, sipas raportimeve, brohoritën fraza të papranueshme për lojtarët shqiptarë të skuadrës mysafire, përfshirë shprehje si “dhomë gazi për shqiptarët” dhe fyerje me përmbajtje raciste si “majmunë”. Përveç fyerjeve, raportohet edhe për përpjekje për të hyrë në dhomat e zhveshjes së skuadrës së Shkëndijës pas përfundimit të ndeshjes, çka përforcon faktin se situata kaloi përtej rivalitetit të zakonshëm sportiv. Pas ndeshjes KF Shkëndija 77 ka dalë me reagim zyrtar, duke dënuar ashpër sjelljet e tifozëve të Pobedës. I plotë te linku ?? https://www.vna.al/sport/skandal-ne-futbollin-maqedonas-huliganet-ne-prilep-thirrje-raciste-ndaj-sh-i16413

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Angli, ku dhjetë persona mbetën të plagosur pas një sulmi me thikë në një tren që udhëtonte nga Doncaster drejt Londrës. Policia britanike ka arrestuar dy persona në lidhje me incidentin. Autoritetet njoftuan se ngjarja ndodhi rreth orës 19:39, në stacionin hekurudhor të Huntingdon. Dëshmitarët thanë se kishin parë një burrë të armatosur me një thikë të madhe, ndërsa pasagjerë të tjerë ishin përpjekur të fshiheshin në tualetet e trenit për t’i shpëtuar sulmit. Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë oficerë të armatosur që hynin me shpejtësi në tren për të neutralizuar autorin. Policia britanike po vijon hetimet për të sqaruar motivet dhe rrethanat e sulmit. https://www.vna.al/bota/-me-thike-ne-nje-metro-ne-londer-plagosen-10-persona-i16408

Xhamajka po përballet me pasojat katastrofike të Uraganit Melissa, një prej stuhive më të fuqishme të kategorisë 5 që është regjistruar ndonjëherë në Karaibe. Zona e prekur, përfshirë qytetin portual Black River, u shndërrua në “pika zero” të shkatërrimit, ku banorët po përballen me ditë të tëra kaosi, urie dhe pasigurie. Mijëra njerëz janë detyruar të hyjnë në dyqanet e shkatërruara për të gjetur ushqim, ujë të pijshëm dhe furnizime jetike, ndërsa rrugët mbeten të bllokuara dhe mijëra banesa janë shkatërruar. Shumë njerëz janë lënë pa strehë, energji elektrike dhe ujë të rrjedhshëm, ndërsa autoritetet dhe organizatat humanitare po përpiqen të shpërndajnë ndihma në zonat më të prekura.

Një aeroplan i vogël u rrëzua të premten në mëngjes në Qarkun Saratoga, Nju Jork, duke shkaktuar vdekjen e pilotit dhe plagosjen e një pasagjeri. Incidenti ndodhi në Wyndham Way, qyteti Milton, pak pas ngritjes nga Aeroporti i Qarkut Saratoga. Hetuesit raportojnë se avioni katërvendësh Mooney M20E i vitit 1964 goditi një pemë para se të binte jashtë një shtëpie, ku dhe mori flakë. Pronari i shtëpisë tha se dëgjoi një zhurmë të fortë dhe u njoftua për rënien e avionit nga kalimtarët që ndihmuan pasagjerin. Sherifi i Qarkut Saratoga, Michael Zurlo, njoftoi se pasagjeri u dërgua në Qendrën Mjekësore Albany me lëndime të rënda, ndërsa piloti nuk ia doli. Identitetet e tyre nuk janë bërë të ditura. Në zonë frynin erëra të forta me shpejtësi 64 km/orë, por banorët e shtëpive përreth nuk u lënduan.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news