Politika 2025-09-08 11:21:00 Nga VNA

Rama kritika: Diplomacia ekonomike, hallka më e dobët e ambasadave shqiptare

Ndaje në Whatsapp
Rama kritika: Diplomacia ekonomike, hallka më e dobët e ambasadave

Për tre ditë me radhë, ambasadorët e Shqipërisë nëpër botë janë mbledhur në Tiranë për të përcaktuar prioritetet e diplomacisë shqiptare, për të adresuar sfidat kryesore dhe për të forcuar shërbimin konsullor për qytetarët shqiptarë.

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama theksoi se kreditet e Shqipërisë sot janë më të larta se kurrë dhe se vendi ynë shihet si një partner i besueshëm në rajon. Megjithatë, Rama nuk ngurroi të kritikojë performancën e ambasadorëve, duke e vënë theksin tek diplomacia ekonomike, që sipas tij mbetet pika më e dobët e punës së përfaqësive diplomatike.

“Një element kyç që mbetet hallka më e dobët e punës së Shërbimit Diplomatik është diplomacia ekonomike, ku roli i përfaqësive tona është i dobët. Përjashto raste specifike që lidhen me natyrën dhe vullnetin e ndonjë ambasadori, kontributi është inekzistent. Edhe konferencat e dedikuara për diplomacinë ekonomike kanë dhënë rezultate që lënë për të dëshiruar. Ky aspekt duhet të jetë prioritet i ambasadave”, tha Rama.

Gjatë konferencës 3-ditore, kryeministri u drejtua me batuta dhe mesazhe motivuese ndaj diplomatëve, duke u kujtuar detyrimin që ata kanë ndaj atyre që kanë dhënë jetën për të parë Shqipërinë të integruar në Bashkimin Europian, si dhe përgjegjësinë ndaj brezit të ri.

“Uroj që të gjeni çdo ditë arsye për t’u zgjuar më herët dhe çdo natë arsye për të fjetur më vonë. E di që për diplomatët është sfiduese të luftojnë me rutinën, por puna jonë duhet t’u përgjigjet atyre që e kanë ëndërruar Europën për Shqipërinë dhe fëmijëve që presin nga ne përgjegjësinë më të madhe,” deklaroi Rama.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news