Politika 2025-09-05 14:41:00 Nga VNA

Spiropali “prononcohet për mediat”... pa media

Ndaje në Whatsapp

Spiropali “prononcohet për mediat”... pa media

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, në Ditën e Shën Terezës u shfaq sot tek Instituti i të Miturve dhe të Rinjve në Kavajë. Dhe siç e do tashmë zakoni, nuk mungoi as prononcimi para kamerave për të thënë disa fjalë të bukura.

Ndonëse Spiropali në video shfaqet e vetme pa prani mediash duke shprehur urimin me gjasë para kamerës të një telefoni, zyra e shtypit e Kuvendit në grupin e gazetarëve e shet si prononcim për mediat.

Nëse do ishte prononcim për mediat, më së paku do të duhej të ishin njoftuar mediat dhe aty të kishte gazetarë me mikrofona.

Megjithatë në fund të fundit, "Rilindja" na ka mësuar prej kohësh se propaganda nuk ka më nevojë për gazetarë, mjafton një telefon, një kameraman dhe një zyrë shtypi që e shet çdo selfie si konferencë për shtyp.

Spiropali “prononcohet për mediat”... pa media

Spiropali “prononcohet për mediat”... pa media

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news