Politika 2026-01-07 21:01:00 Nga VNA

Qeveria sistemon Erinda Ballancën me një tjetër mandat pesëvjeçar, këtë herë në një agjenci të BE-së

Ndaje në Whatsapp
Qeveria sistemon Erinda Ballancën me një tjetër mandat

Menjëherë pas përfundimit të detyrës si Avokate e Popullit, Erinda Ballanca është emëruar në një tjetër funksion me mandat afatgjatë, kësaj here në një strukturë të Bashkimit Europian.

Ministria e Drejtësisë ka përzgjedhur znj. Erinda Ballanca si anëtare vëzhguese në Bordin e Menaxhimit të Agjencisë së Bashkimit Europian për të Drejtat Themelore (FRA). Paralelisht, z. Gledis Gjipali është caktuar si anëtar vëzhgues zëvendësues. Të dy do të ushtrojnë këtë funksion për një mandat pesëvjeçar, deri në vitin 2030.

Emërimi vjen menjëherë pasi Ballanca përfundoi mandatin e saj si Avokate e Popullit, një detyrë që e mbajti për 5 vite mandat të rregullt, të shoqëruar edhe me 3 vite të tjera zgjatje, duke e çuar praninë e saj në krye të institucionit përtej afatit fillestar të parashikuar.

Agjencia e BE-së për të Drejtat Themelore (FRA) është një institucion që ka për mision mbledhjen e të dhënave, hartimin e raporteve dhe dhënien e rekomandimeve mbi respektimin e të drejtave të njeriut në vendet anëtare të Bashkimit Europian, si dhe, në një masë të kufizuar, në vendet kandidate për anëtarësim. Roli i anëtarëve vëzhgues nga vendet joanëtare është kryesisht konsultativ dhe monitorues.

Ky emërim shton debatet mbi vijimësinë e funksioneve publike të ish-drejtuesve të institucioneve të pavarura dhe mënyrën se si përfundimi i një mandati kombëtar pasohet menjëherë nga një tjetër rol afatgjatë, këtë herë në nivel europian. Të njëjtin fat pritet të ketë dhe ish kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj që kandidon në vendet e lira për bordin e Bankës së Shqipërisë.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news