Politika 2025-11-07 13:29:00 Nga VNA

“Pusullë nga qelia: Tirana nuk ndalet” — Veliaj falënderon qytetarët dhe e quan vendimin e Kushtetueses “fitore të popullit”

Ndaje në Whatsapp
“Pusullë nga qelia: Tirana nuk ndalet” — Veliaj

Në një reagim të shpërndarë përmes avokatëve, Erion Veliaj ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke e cilësuar atë “jo një vendim për një njeri, por për demokracinë shqiptare”.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ishte për të më kthyer mandatin mua, por për t’ua kthyer atyre që ju përket — popullit të Tiranës”, shkruan Veliaj në mesazhin e tij, ku falënderon qytetarët që “besuan, pritën dhe nuk u dorëzuan”.

Sipas tij, Gjykata ka rivendosur “dinjitetin e ligjit dhe besimin se shteti ka ende busull”.

“E drejta mund të vonojë, por nuk harron,” shton Veliaj, duke theksuar se do të kërkojë të mos pengohet në ushtrimin e mandatit që i është besuar.

Mesazhin e tij ai e mbyll me ton optimist: “Tirana nuk ndalet. Ju dua shumë!”

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news