Politika 2025-11-06 22:28:00 Nga VNA

Kuvendi rrëzon kërkesën e opozitës për ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Begaj

Ndaje në Whatsapp
Kuvendi rrëzon kërkesën e opozitës për ngritjen e

Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar me 77 vota kërkesën e Partisë Demokratike për ngritjen e një Komisioni Hetimor parlamentar me qëllim shqyrtimin e procedurës për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

Ky vendim shënon ndërprerjen e procedurës për shkarkimin e Presidentit, pasi sipas rregullores parlamentare, mungesa e miratimit për ngritjen e komisionit hetimor e bën të pamundur vijimin e hetimit parlamentar.

Opozita kishte kërkuar ngritjen e komisionit me argumentin se Presidenti Begaj kishte shkelur Kushtetutën në ushtrimin e kompetencave të tij. Megjithatë, shumica parlamentare nuk e ka mbështetur këtë kërkesë, duke e rrëzuar atë në votim.

Me këtë votim, Kuvendi mbyll përfundimisht çështjen e ngritjes së komisionit hetimor dhe procedurën e nisur nga opozita për shkarkimin e Presidentit të Republikës.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news