Politika 2025-11-06 22:05:00 Nga VNA

Kuvendi miraton projektligjin për Barazinë Gjinore: 77 vota pro, 36 kundër mes debateve dhe protestave jashtë sallës

Ndaje në Whatsapp
Kuvendi miraton projektligjin për Barazinë Gjinore: 77 vota pro, 36

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në seancën e sotme plenare projektligjin “Për Barazinë Gjinore”, pas një votimi të shoqëruar me debate të forta politike brenda dhe jashtë sallës.

Projektligji u miratua me 77 vota pro, 36 kundër dhe asnjë abstenim, duke shënuar një moment të rëndësishëm në procesin e përmirësimit të kuadrit ligjor që synon garantimin e të drejtave të barabarta mes grave dhe burrave në të gjitha fushat e jetës publike dhe private.

Kërkesa për ta kaluar projektligjin në votim u bë pas deklaratave të kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili kërkoi që debati të mbyllej dhe Kuvendi të fokusohej në procesin e miratimit të ligjit.

Në seancë, deputetët e mazhorancës theksuan rëndësinë e këtij ligji për përmbushjen e standardeve ndërkombëtare të barazisë gjinore dhe për forcimin e mekanizmave institucionalë që mbrojnë gratë nga diskriminimi dhe dhuna me bazë gjinore.

Ndërkohë, opozita ka kundërshtuar ashpër projektligjin, duke argumentuar se disa prej neneve të tij “cenojnë thelbin tradicional të familjes shqiptare” dhe “hapin rrugën për interpretime të gabuara në fushën e edukimit dhe politikave sociale”.

Jashtë godinës së Kuvendit, gjatë ditës së sotme u mbajtën dy protesta nga Koalicioni Pro Familjes, i cili shprehu kundërshtinë ndaj miratimit të projektligjit dhe kërkoi tërheqjen e tij, duke e cilësuar atë si një nismë që “minon vlerat familjare dhe shoqërore”.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news