Politika 2025-11-07 10:00:00 Nga VNA

Rama për vendimin e Kushtetueses ndaj Veliajt: Nëse Tirana s’ka zgjedhje deri në 2027, do të ketë disproporcion të dyfishtë

Ndaje në Whatsapp
Rama për vendimin e Kushtetueses ndaj Veliajt: Nëse Tirana s’ka

Kryeministri Edi Rama ka folur mbi situatën e krijuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, gjatë episodit të radhës të podcastit “Flasim”.

Rama theksoi se kryeqyteti nuk mund të mbetet pa një drejtues të zgjedhur dhe paralajmëroi se, nëse nuk do të ketë zgjedhje në Tiranë deri në vitin 2027, vendi do të përfshihet nga një “disproporcion i dyfishtë”.

“Ka disa rrjedhime logjike nga ky vendim që dua t’i ritheksoj. Siç duket, dhe nuk është hera e parë që duket për ata që duan të shohin, unë nuk i paskam kapur të gjitha pushtetet,” tha kryeministri.

Ai shtoi se mbajtja në qeli e Veliajt, dëmton qytetarët, teksa shprehu pritshmërinë që Gjykata Kushtetuese të rishikojë masën ndaj kryebashkiakut.

“Më duket normale që Kushtetuesja, kur të gjykojë masën, ta lirojë dhe ai të vijojë gjykimin në liri. Tirana duhet drejtuar, nuk mund të jetë një trup pa kokë. Kryeqyteti ka nevojë për të zgjedhurin e vet në krye,” u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë e quajti situatën një “ngërç absurd” dhe akuzoi institucionet që, sipas tij, po e lënë kryeqytetin pa drejtim.

“Kush e ka në dorë të ndihmojë në zgjidhjen e këtij ngërçi absurd, duhet ta bëjë. Kryeqyteti s’mund të trajtohet si jetim. Ky është skandal në vetvete,” deklaroi ai.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news