Politika 2025-12-23 10:30:00 Nga VNA

PS kërkon përjashtimin e 29 deputetëve të opozitës/ Debate mes palëve

Ndaje në Whatsapp
PS kërkon përjashtimin e 29 deputetëve të opozitës/

Sekretariati i Etikës u mblodh sërish sot në orën 10:00 për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste për përjashtimin e 29 deputetëve të opozitës, të përfshirë në incidentet e ndodhura gjatë seancës plenare të Kuvendit më 18 dhjetor.

PS i ka kërkuar Prokurorisë të verifikojë nëse duhet të nisë hetim penal ndaj Flamur Nokës dhe Klevis Balliut për përplasjet fizike me punonjësit e Gardës. Sipas mazhorancës, aktet e dhunës ishin të mirëorganizuara nga drejtues të PD-së, përfshirë Sali Berishën, Flamur Nokën dhe Gazment Bardhin.

PS kërkon përjashtim 60-ditor nga punimet e Kuvendit për Flamur Nokën dhe Klevis Balliun, për shkak të përplasjes fizike me Gardën, si dhe për Sali Berishën dhe Gazment Bardhin, të cilët i konsideron organizatorë të dhunës. Gjithashtu, kërkohet përjashtim për deputetët që ndezën tymuese në sallë: Belind Këlliçi, Fidel Kreka, Albana Vokshi, Ledina Alolli dhe Denisa Vata. Për 19 deputetë të tjerë që rrethuan foltoren, PS kërkon masë përjashtimi 10-ditore.

Gjatë mbledhjes pati debate të forta mes palëve, ndërsa përfaqësuesit e PS u larguan nga Sekretariati i Etikës. Deputetët e opozitës akuzuan mazhorancën për vendime të parapërcaktuara dhe presion politik.

Noka: Shkoni te zyra e Gysit, atje bëni mbledhjen. Shkoni atje! Po ju pret Gysi, që të merrni vendimet atje. Do i merrni vendimet me Gysin!

Balliu: Atje do të shkoni që të merrni vendimin në parim?!
Vokshi: Ja ku janë provat tona!
Balliu: Deputeti i Troplinit, Balla ka ardhur që të pezullojë opozitën
Noka: Në 35 vite po përjashtohen opozitarët me pozicione partiake.


Në momentin kur po shfaqej videoja nga seanca plenare, ku shiheshin flakadanët e ndezur, Gazment Bardhi dhe Saimir Korreshi tentuan të kundërshtojnë pretendimin se Albana Vokshi kishte ndezur flakadanin. Vetë Vokshi e pranoi veprimin, duke deklaruar se do ta përsërisë.

“Unë e kam ndezur dhe e ndez 100 herë derisa të ikë Edi Rama. Po, unë jam aty. Sillni këtu Niko Peleshin të më tregojë pse kishte sjellë Gardën. Nuk jemi këtu si në gjyq në kohën e Sigurimit të Shtetit. Kemi kërkuar mbledhje me praninë e mediave,” u shpreh Vokshi.

Video

Moti i keq ka goditur orët e fundit brigjet e Cala Gonone, në Sardenjë, duke shkaktuar dëme dhe shqetësime të mëdha për banorët. Sipas raportimeve të para, lartësia e dallgëve ka arritur në disa metra, duke bërë që uji i detit të vërshojë deri në brendësi të zonave të banuara.

Një tjetër trup u gjet këtë pasdite nga ekipet e shpëtimit në rrënojat e trenave që u përplasën në jug të Spanjës, duke e çuar numrin e viktimave në 42. Autoritetet paralajmërojnë se bilanci nuk është ende përfundimtar, gati 48 orë pas aksidentit tragjik. Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë mes rrënojave dhe ekziston mundësia që të gjenden viktima të tjera, ndërsa shumë pikëpyetje mbeten ende pa përgjigje lidhur me shkaqet që çuan në këtë katastrofë hekurudhore. Sipas mediave, hetimet janë përqendruar në dyshimet për një defekt në infrastrukturën hekurudhore, konkretisht në një lidhje të dëmtuar të linjës, e cila mund të ketë luajtur rol kyç në aksident.

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka nënshkruar një dokument zyrtar që parashikon anëtarësimin e vendit në të ashtuquajturin “Bordi i Paqes". Sipas autoriteteve bjelloruse, ky hap synon të forcojë rolin e vendit në nisma ndërkombëtare që lidhen me dialogun, stabilitetin dhe bashkëpunimin për paqe.

50 kamiona për 3 bataliona...

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news