Politika 2026-01-26 14:23:00 Nga VNA

Pirro Vëngu: Shqipëria do të vijojë bashkëpunimin me izraelitët e LBT Systems për armë dhe dronë, pavarësisht hetimeve për korrupsion

Ndaje në Whatsapp
Pirro Vëngu: Shqipëria do të vijojë bashkëpunimin me

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, ka komentuar raportimet mbi një marrëveshje të mundshme mes Shqipërisë dhe kompanisë izraelite LBT Systems për furnizimin me armë dhe dronë, në një kohë kur sipas mediave izraelite dhe ndërkombëtare, kompania apo nënkontraktorë të saj janë nën hetim për korrupsion dhe disa kontrata të lidhura me NATO-n raportohet se janë pezulluar.

I pyetur nëse Shqipëria, përveç marrëveshjes për Akademinë e Aviacionit, ka firmosur edhe një kontratë për furnizime ushtarake me këtë kompani dhe sa është kostoja e saj, ministri Vëngu nuk dha një përgjigje konkrete mbi ekzistencën apo vlerën e një kontrate të tillë.

Ai deklaroi se autoritetet shqiptare janë të informuara për hetimet, por theksoi se ato nuk lidhen me aktivitetin institucional të kompanisë, por me individë të caktuar.

Sipas ministrit, këta individë nuk kanë asnjë lidhje me Shqipërinë dhe nuk kanë lidhje me bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Izraelit. Ai hodhi poshtë kritikat e opozitës, duke thënë se po tenton të stigmatizojë një kompani që, sipas tij, është lidere në industrinë e mbrojtjes dhe që vazhdon të bashkëpunojë me vende të NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

“Derisa të kemi udhëzime të kundërta nga NATO, edhe ne do të vazhdojmë këtë bashkëpunim,” u shpreh Vëngu.

Megjithatë, mbetet e paqartë një nga çështjet kryesore të interesit publik: nëse Shqipëria ka lidhur realisht një kontratë për furnizim me armë dhe dronë me LBT Systems dhe sa është kostoja e saj për buxhetin e shtetit.

Në një sektor të ndjeshëm si mbrojtja, ku kontratat shpesh mbulohen nga klauzola konfidencialiteti, mungesa e transparencës mbi marrëveshjet e mundshme dhe raportimet për hetime ndërkombëtare ngrenë pikëpyetje mbi standardet e prokurimit, kontrollin institucional dhe përgjegjshmërinë publike.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news