Politika 2026-01-26 13:29:00 Nga VNA

Kreu i Gjykatës së Lartë: Drejtësia që vonon kthehet në padrejtësi dhe rrezikon besimin e qytetarëve

Ndaje në Whatsapp
Kreu i Gjykatës së Lartë: Drejtësia që vonon kthehet

Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka paralajmëruar se vonesat në dhënien e drejtësisë rrezikojnë të cenojnë seriozisht besimin e publikut dhe të prodhojnë padrejtësi. Në fjalën e tij gjatë hapjes së Vitit Gjyqësor 2026, Sadushi theksoi se drejtësia nuk është vetëm akt vendimmarrjeje, por një standard institucional dhe një përgjegjësi ndaj qytetarit.

Sipas tij, drejtësia duhet të funksionojë si orientim për shoqërinë dhe si garanci dinjiteti, barazie dhe paanësie për çdo individ që i drejtohet sistemit gjyqësor. Ai e përshkroi nisjen e vitit gjyqësor jo thjesht si një formalitet, por si një moment reflektimi publik dhe përgjegjësie institucionale ndaj qytetarëve.

Sadushi vuri në dukje se sistemi gjyqësor përballet me një ngarkesë të lartë dhe me stok të madh çështjesh të prapambetura, duke sjellë vonesa që shkojnë përtej statistikave. “Drejtësia që vonon rrezikon të kthehet në padrejtësi”, theksoi ai, duke nënvizuar se pas çdo dosjeje të zvarritur ka qytetarë që presin dhe marrëdhënie juridike që mbeten pezull.

Ai kërkoi menaxhim më të mirë të çështjeve, disiplinë institucionale, prioritete të qarta dhe arsyetim më të fortë të vendimeve, si dhe respektim të afateve të arsyeshme gjyqësore.

Në përmbyllje, kreu i Gjykatës së Lartë apeloi për bashkëpunim më të fortë ndërinstitucional, investime në sistemin e drejtësisë dhe rritje të besimit publik, duke theksuar se pavarësia e drejtësisë duhet të shoqërohet me përgjegjshmëri dhe standard të lartë profesional.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news