Politika 2025-11-10 10:01:00 Nga VNA

PD nis bojkotin e Kuvendit, Rama krenar pas fitores në 5 bashkitë

Ndaje në Whatsapp
PD nis bojkotin e Kuvendit, Rama krenar pas fitores në 5 bashkitë

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka nisur nga dita e sotme bojkotin e përkohshëm të punimeve në Kuvend, duke mos marrë pjesë në Komisionet Parlamentare.

Vendimi u mor një ditë më parë, ndërsa kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, u ka dërguar mesazh deputetëve demokratë, duke theksuar se asnjë prej tyre nuk duhet të jetë pjesë e komisioneve.

Ky qëndrim i opozitës vjen pas zgjedhjeve të pjesshme vendore në 5 bashki.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka reaguar i entuziazmuar për fitoren e Partisë Socialiste, duke e cilësuar atë si një sukses pavarësisht, sipas tij, “dobësisë ekstreme të opozitës” dhe motit të keq ditën e votimit.

Me tone triumfuese, Rama shkroi:

 5 bashki, 5 fitore dhe 5 arsye më shumë për t’i falënderuar qytetarët për besimin e tyre, pavarësisht dobësisë ekstreme të opozitës, motit me shi të ditës së djeshme, apo vetë natyrës së zgjedhjeve të pjesshme, të cilat nuk e stimulojnë pjesëmarrjen.

 

Kryeministri uroi gjithashtu kryebashkiakët e rinj

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news