Politika 2025-10-02 17:03:00 Nga VNA

Paradoksi/ Ministrja e re e shëndetësisë jep leksione për Inteligjencën Artificiale. Tek onkologjiku nuk ka ilaçe për të sëmurët

Ndaje në Whatsapp
Paradoksi/ Ministrja e re e shëndetësisë jep leksione për

Me pathosin e prezantimit të një risie, ministrja e re e Shëndetësisë ka shkuar deri në Londër për të prezantuar atë që mund të quhet revolucion i shëndetësisë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Europë. E mbushur me veten dhe eksperiencën e saj, Evis Sala ka folur për digjitalizimin e plotë në shëndetësi, recetën elektronike dhe gjurmimin digjital të barnave (track and trace) si e vetmja rrugë për një shëndetësi bashkëkohore, në samitin dyditor “Inteligjenca artificiale në shëndetësi”, organizuar në Londër nga “The Economist”. Sipas saj, shëndetësia globale po hyn në një fazë të re, ku teknologjitë e avancuara do të lejojnë kalimin nga diagnostika tradicionale në një nivel të ri të ashtuquajtur “super-diagnostikë”.

Si një kopjace e dobët e shefit të ri, Evis Sala pa turp e shpërndan këtë njoftim për mediat, me mburrje për veten dhe pa marrë aspak në konsideratë realitetin e mjekësisë shqiptare. Si mundet të flasë për teknologji të avancuara ministrja e një shteti ku mungojnë barnat për të sëmurët me kancer? Ku në shërbimin e Onkologjikut ende nuk është fashitur skandali me barnat dhe ku edhe sot po të shkosh takon pacientë që vuajnë për mjekim? Sa patetike duhet të jesh që të mburresh në një event ndërkombëtar, të përkëdhelësh egon profesionale, kur ndërkohë si ministre s’ke vizituar ende asnjë repart të Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”?

Ah po, ministrja në fakt ka një të drejtë të madhe ta bëjë gjithë këtë show. Sepse si ish–nëpunëse e pronarit të Spitalit Amerikan dhe Hygeia-s, ajo e njeh shumë mirë si funksionon shëndetësia, mjekimet dhe tarafet në Shqipëri. E ndoshta për këtë meriton duartrokitjen e radhës. Sepse të paktën kur të largohet nga posti i ministres do të ketë mësuar edhe më shumë se si t’u shërbejë spitaleve private dhe interesave të tyre. Sa për qytetarët, mjaftojnë pak ditë në detyrë për të kuptuar se sa merak ka për shqiptarët që nuk kanë mundësi të trokasin në dyert e spitaleve private.

Video

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin Korçë–Pogradec, në afërsi të qytetit të Maliqit. Një automjet është përplasur me një motor, në të cilin udhëtonte një çift bashkëshortësh. Si pasojë e përplasjes, të dy bashkëshortët kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Korçës për të marrë ndihmë mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore. Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, të cilat po kryejnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Publikohen pamje ku duket një person që po grabit në Muzeun e Luvrit. Një kërkim i gjerë është ende në vazhdim për hajdutët dhe sendet që mungojnë pas grabitjes së guximshme në mes të ditës në muzeun ikonik të Parisit. Ndërkohë, shtohen pyetjet për dështimin e madh të sigurisë, pasi një raport auditimi i rrjedhur zbulon se muzeu kishte neglizhuar prej vitesh përmirësimin e sistemeve të mbrojtjes.

Rebelim në PD? Besart Xhaferri paralajmëron: Nëse Berisha nuk ripërsërit zgjedhjet e 11 majit duhet të largohet nga drejtimi i partisë.

Dikur ishim para Gjermanisë. Tani jemi para gjithë Europës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news