Politika 2025-09-10 14:25:00 Nga VNA

Opozita e re me aksione të vjetra/ Berisha mbledh kryesinë për një autokritikë të vonuar dhe nuk njeh zgjedhjet duke çuar PD-n në parlament

Ndaje në Whatsapp
Opozita e re me aksione të vjetra/ Berisha mbledh kryesinë për

Një ditë para se të fillojë zyrtarisht sesioni i ri parëamentar, kreu i PD, Sali Berisha, mblodhi për herë të parë Kryesinë e partisë. Duhej që të kalonin pushimet verore dhe vartësit e tij të çlodheshin në plazh, që kryedemokrati të bënte një autokritikë. Ai tha se për shkak të punës së dobët, opinioni publik nuk është i qartë për regjimin politik që sundon vendin. Sipas Berishës, një nga arsyet kryesore për këtë situatë është mungesa e komunikimit të qartë politik nga vetë partia.

“E theksoj këtë moment si moment i një rëndësie kapitale sepse fatkeqësisht, për shkaqe më shumë njohje, nuk është gjerësisht e kuptuar se Shqipëria përjeton një diktaturë autokratike. Kjo sigurisht më shqetëson në opioninin publik, por më tepër më shqetëson për anëtarësinë dhe mbështetësit tanë. Kjo nuk vjen nga mosdashja e tyre, ka disa faktorë, por një prej tyre është puna e dobët e jona për të qartësuar anëtarësinë dhe mbështetësit tanë në këto koncepte fundamentale politike”, u shpreh ai.

Berisha më tej zhvilloi një konferencë për mediat. Pas ripërsëritjes së denoncimeve për farsë elektorale, ai përsëriti edhe qëndrimin e forcës politike që drejton që nuk do t’i njoh zgjedhjet.

“Ftoj Kryesinë që të mos njohim këto zgjedhje. Njohja e tyre do të na bënte bashkëautore në farsën më të shëmtuar të këtyre 32 viteve,” u shpreh ai.

Ndonëse ky qëndrim dha përshtypjen se kreu i PD do paralajmëronte një aksion opozitar më të ashpër, Berisha tha se PD do jetë në parlament duke e justifikuar me arsyen se do bëjë beteja në të gjitha frontet.

“Në këtë diktaturë, ne nuk duhet të lëmë asnjë hapësirë bosh. Kërkohet qëndrim, kërkohet strategji për të ndryshuar raportin tonë me regjimin që ka uzurpuar çdo pushtet”, theksoi kreu demokrat.

Madje, ai paralajmëroi se puna e parë që PD do bëjë në parlament do jetë ngritja e një komisioni hetimor për zgjedhjet. Shpresat janë të pakta për një komision të tillë, duke qenë se në këtë sesion parlamentar numrat në parlament i ka më pak se mandatin e kaluar dhe e ka të vështirë që t’i imponohet mazhorancës.

Me pak fjalë, paralajmërimet e Berishës më shumë ngjanë si një mesazh se opozita e këtij viti nuk do ketë ndonjë ndryshim nga opozita e 12 viteve të fundit. Denoncime publike, shamata në parlament dhe kërkesa për komisione hetimore që në fund nuk prodhojnë asgjë. Ndërsa për një analizë të brendshme për humbjen drastike, as që u përmend.

 

Video

Pamje dramatike të shpërthimeve në Isfahan të Iranit. Një shpërthim i madh goditi objektin e raketave 15 Khordad të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit në Isfahanin jugor më 31 mars 2026.

Burrat në Kuvend ja kanë lënë vendin grave për të vijuar me sherret banale të së enjtes. Dhe kur bëhet fjalë për Albana Vokshin dhe Bora Muzhaqin fjalët janë të tepërta…

Rikthimi i legjendës së zheleve…

Momenti kur Flamur Noka godet me shishe Taulant Ballën

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news