Politika 2025-09-09 11:02:00 Nga VNA

Arlind Qori: Përse SPAK nuk e heton aferën Bankers?

Ndaje në Whatsapp
Arlind Qori: Përse SPAK nuk e heton aferën Bankers?

Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka ngritur pikëpyetje mbi mungesën e hetimeve nga SPAK për aferën e kompanisë Bankers Petroleum me naftën e Patos-Marinzës, të cilën e ka cilësuar si “vjedhjen më të madhe dhe më të gjatë në kohë” në Shqipëri.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Qori deklaroi se kjo aferë, e cila zgjat prej 21 vitesh dhe përfshin tre qeveri – atë të Fatos Nanos, Sali Berishës dhe Edi Ramës – ka mbetur jashtë vëmendjes së drejtësisë dhe mediave.

“Nuk besoj se ka vjedhje më të gjatë në kohë, më të madhe në masë dhe më pak të diskutuar se Bankers. Është një çështje që përfshin zyrtarë të lartë publikë. Përtej mos pagimit të taksave dhe fryrjes së faturave nga ish-deputetë e ish-drejtorë për të fshehur fitimet e vërteta, kjo aferë ka varfëruar qytetarët, ka shkatërruar rafinerinë e Ballshit dhe ka pasuruar importuesit e karburantit,” – u shpreh Qori.

 

Sipas tij, mediat kanë heshtur për këtë çështje për shkak të reklamave të paguara, ndërsa konsumatorët dhe ekonomia shqiptare nuk kanë përfituar asgjë, pavarësisht rezervave të konsiderueshme të naftës që ka vendi.

“Pse nuk heton SPAK? Nga ish-kryeministrat, te kryeministri aktual dhe ish-ministrat, të gjithë duhet të japin llogari. Kjo aferë është më e madhja, më e zgjatura në kohë dhe më e pashqyrtuara nga drejtësia,” theksoi Qori.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news