Politika 2025-10-20 13:26:00 Nga VNA

Nëna e të kërkuarit ndërkombëtarisht raporton në Kuvend për “Integritetin” e Shërbimit Civil

Ndaje në Whatsapp
Nëna e të kërkuarit ndërkombëtarisht raporton në

Në një skenë që përmbledh më mirë se çdo raport zyrtar gjendjen e shtetit shqiptar, Komisionerja për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha, raportoi sot në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike për punën e institucionit që ajo drejton. Por në vend të vëmendjes ndaj raportit teknik, vëmendjen e mori fakti se ajo është nëna e Amant Josifit, ish-ortakut të Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit të Shqipërisë — dhe aktualisht në kërkim ndërkombëtar për një skemë mashtrimi me call-center, që ka dëmtuar mijëra qytetarë europianë dhe i ka shkaktuar miliona euro humbje kompanive e individëve në BE.

Një raportim institucional me një hije të rëndë morale

Ndërkohë që i biri i saj kërkohet nga policitë evropiane, Pranvera Strakosha vijon të mbajë një post që lidhet drejtpërdrejt me integritetin, etikën dhe meritokracinë e administratës publike. Në raportimin e saj, ajo deklaroi se institucioni që drejton “ka shqyrtuar të gjitha problematikat në sistemin civil”, por shtoi se “sistemi patronazhist nuk është ligjorisht në juridiksionin e Komisionerit”.

“Këto tabela që thoni ju nuk e di ku janë. Këto që po thoni, tani po i dëgjoj. Nuk kemi dijeni për formularët që janë shpërndarë fare,” tha Strakosha përballë deputetëve, duke iu referuar akuzave për shpërndarje formularësh politikë dhe patronazhime në administratë. Sipas saj, institucioni ka nxjerrë “16 inspektorë në terren” dhe ka “bllokuar çdo emërim gjatë fushatës zgjedhore”.

Në thelb, kjo tablo ilustron mënyrën sesi pushteti në Shqipëri është kthyer në një rrjet patronazhimi, nepotizmi dhe imuniteti politik, ku lidhjet familjare me kupolën qeverisëse jo vetëm që nuk përbëjnë pengesë për karrierë, por shpesh shërbejnë si mburojë ndaj përgjegjësisë publike.
Ndërsa qytetarët përballen çdo ditë me mungesën e meritës dhe abuzimin e administratës, nëna e një të kërkuari ndërkombëtar u ul sot përballë deputetëve për t’u folur për etikën dhe ligjshmërinë në shërbimin civil shqiptar.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news