Politika 2025-10-20 11:26:00 Nga VNA

Berisha denoncon “terrorin ndaj avokatëve” dhe aktin antikushtetues për mandatin e Bejtjes

Ndaje në Whatsapp
Berisha denoncon “terrorin ndaj avokatëve” dhe aktin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit në SPAK për të zbatuar masën e “detyrimit për paraqitje”. Pas daljes, ai komentoi arrestimin e avokatit Ulian Bajrami në Elbasan dhe çështjen e mandatit të Sonila Bejtjes në Gjykatën Kushtetuese.

Berisha e cilësoi arrestimin e avokatit si një akt terrori mbi profesionin: “Arrestojnë avokatin vetëm pse guxoi të thoshte se do të bëjë padi penale. Ky është terror për t’i mbyllur gojën avokatëve në sallën e gjyqit”, tha ai.

Ai komentoi gjithashtu mandatin e Sonila Bejtjes, duke e cilësuar si një akt antikushtetues. Sipas Berishës, Gjykata Kushtetuese ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin, duke marrë vendim në mënyrë të paprecedentë dhe duke injoruar konfliktin e interesit. Bejtja kishte nisur mandatin që në vitin 2020, ndërsa veprimi i Presidentit dhe i Gjykatës sipas Berishës nuk ishte i drejtë ligjërisht.

"Çështja për mandatin e Sonila Bejtjes ishte një akt antikushtetues. Citova kushtetutën, ligjin e Kushtetuese të cilin e shkel vetë gjykata Kushtetuese. Nuk ndodh kurrë që ‘hajt të mblidhemi të gjykojmë se si na takon ne’. Po ky është konflikti më flagrant, nuk ndodh kurrë kjo, veç se në Shqipëri që ndodh çdo gjë. Që në moment që bënë gjyqin, ishte turpi i tyre. Akti i parë ishte që të thoshin se ishin në konflikt interesi.

 Bejtja kishte filluar mandatin në vitin 2020. Nuk është Presidenti që i drejtohet Kushtetueses ‘më zgjidh këtë problem me shkresë’. Nëse donte ta zgjidhte t’i thoshte Parlamentit. Nuk e bëri.”, u shpreh Berisha.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news