Politika 2025-10-07 09:50:36 Nga VNA

Kuvendi i Shqipërisë ‘nderon’ figurën e diktatorit Enver Hoxha

Ndaje në Whatsapp
Kuvendi i Shqipërisë ‘nderon’ figurën e diktatorit

Në një dokument të cilësuar ‘informativ’ për deputetët me titullin “figurat kombëtare (tetor) dërguar nga zyra e Institutit Parlamentar në emailin e 140 deputetëve të Kuvendit, Hoxha përshkruhet si “Hero i Popullit” dhe “Hero i Punës Socialiste”, ndërsa në biografi përmendet si udhëheqës i shtetit shqiptar, i Partisë Komuniste dhe më pas i Partisë së Punës.

Emri i tij vendoset në radhë me personalitete të tjera të historisë shqiptare që kanë lindur apo vdekur në muajin tetor, të tillë si Sulejman Delvina, kryeministër i qeverisë së dalë nga Kongresi i Lushnjes, priftërinjtë françeskanë me kontribute në etnologji e letërsi, At Shtjefën Gjeçovi, At Gjergj Fishta, rilindasve Abdyl dhe Naim Frashëri, Mbretit Zogu i I-rë, shkrimtarit Dritëro Agolli, etj..

Emaili solli reagimin e menjëhershëm të deputetëve të opozitës, historianëve dhe organizatave të shoqërisë civile, që e cilësuan veprimin e shërbimeve të Kuvendit si një akt të paprecedent që krijonte përçarje dhe fyente viktimat e komunizmit.

Deputeti Erald Kapri i Partisë Mundësia i kërkoi zyrtarisht Kuvendit që të tërheqë dokumentet dhe të kërkojë ndjesë, ndërsa e cilësoi aktin si “skandaloz” në një reagim publik.

“Si mundet që Kuvendi i Shqipërisë u kërkon deputetëve të respektojnë ish-diktatorin që është përgjegjës për mijëra të vrarë, burgosur, internuar”, -shkruan Kapri në e-mailin dërguar zyrës përgjegjëse për prodhimin e dokumentit.

Edhe Belind Këlliçi nga Partia Demokratike e cilësoi dokumentin si përpjekje për të ‘ringjallur’ diktatorin.

“Tendenca të tilla të manipulimit të historisë tregojnë për një përpjekje djallëzore për të ringjallur mitet e historiografisë komuniste, ku kriminelet konsiderohen heronj të popullit dhe mendësia totalitare helmon mendjet e të rinjve, duke e bërë regjimin monist jo vetëm të pranueshëm por edhe të dëshirueshëm”, shkruan ndër të tjera Këlliçi në një status në Facebook.

Organizata “Qendresa Qytetare” gjithashtu mbajti qëndrim duke e cilësuar një “akt skandaloz” që “nxit përçarje dhe fyerje”.

“Futja e emrit të Enver Hoxhës në listën e personaliteteve të muajit tetor në Kuvend është si të futet emri i Hitlerit në hollet e Bundestagut,” thuhet në reagimin e kësaj organizate.

Kuvendi i Shqipërisë nuk u tërhoq nga dokumenti dhe as nuk kërkoi falje për ngjarjen.

Në një reagim të shkurtër për mediat, zyra e shtypit e cilësoi rastin si një “praktikë rutinë” të punës së sektorit të bibliotekës së Kuvendit, “që informon në mënyrë periodike deputetët me të dhëna historike dhe arkivore, me qëllim informimin e përgjithshëm për ngjarje, data apo elementë të tjerë me karakter historik”.

Më tej, Kuvendi u justifikua se materiali ishte i bazuar tërësisht në të dhënat e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (2008).

“Kuvendi i Shqipërisë nuk ka planifikuar zhvillimin e ndonjë aktiviteti të veçantë në lidhje me figurat e përmendura në këtë material dhe nuk ka shprehur asnjë qëndrim vlerësues, pozitiv apo negativ, për asnjërën prej tyre,” sugjerohet në reagim.

Niko Peleshi, kryetari i Kuvendit, nuk iu përgjigj pyetjes së BIRN se si institucioni që ai drejton,  i cili ka dënuar krimet e Hoxhës me të paktën dy rezoluta të miratuara më parë (2006;2016) e përshkruan diktatorin me terma glorifikues.

Ndërkohë, kabineti i Peleshit vuri në dispozicion disa faqe të Enciklopedisë së Akademisë së Shkencave për të justifikuar atë që e quajtën si “gafë të një specialisti”.

Në Enciklopedi gjenden dy faqe kushtuar Hoxhës, ku ndër të tjera thuhet se sistemi i drejtuar prej tij ishte i modelit ‘stalinist’ me luftë të ashpër të klasave, që futi vendin në krizë ekonomike nëpërmjet zhdukjes së pronës private dhe izolimit total. Në fund të përshkrimit, autori kontribuues i enciklopedisë vë në dukje se Hoxha ka mbajtur titujt “hero”, por nuk përmend faktin se këto tituj janë hequr pas vitit “90 dhe as rezolutën e parlamentit (2006) që dënon krimet e kryera nga shteti komunist nën udhëheqjen e tij.

Për studiuesen dhe pedagogen e historisë, Enriketa Papa, ky akt nuk mund të kalohet me një larje duarsh.

“Kjo nuk është vetëm një fyerje për viktimat, por një akt që rihap plagët dhe minon përpjekjet për një kulturë demokratike dhe pajtim social,” shkruan Papa në një reagim në Facebook.

Shqipëria u drejtua nga Enver Hoxha nga viti 1944 derisa vdiq në vitin 1985, kohë gjatë së cilës shqiptarët u privuan nga të drejtat elementare të njeriut. Në burgjet, hetuesitë, kampet e internimit dhe kampet me punë të detyruar të ngritura nga ky regjim raportohen nga dokumentet arkivore mijëra vdekje nga uria, torturat, dëbimet, puna e detyruar, terrori fizik dhe psikologjik. Gjatë regjimit komunist u ndalua e drejta e besimit fetar dhe u ndërmor një represion i pashembullt ndaj klerikëve, kryesisht atyre katolikë, represion për të cilin Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar një rezolutë te veçantë në vitin 2016 që i parapriu ceremonisë së Lumturimit të disa klerikëve katolikë shqiptarë të vrarë padrejtësisht nga regjimi komunist./Reporter.al

Video

Krahu Lindor i Shtëpisë së Bardhë po shembet për t’i hapur rrugë ndërtimit të një salle luksoze ballosh, një projekt me vlerë 250 milionë dollarë i prezantuar nga Presidenti Donald Trump. Megjithëse u premtua se struktura historike nuk do të prekej, punimet kanë nisur me shkatërrimin e pjesës lindore që daton nga viti 1902. Projekti përfshin një sallë prej 25,000 metrash katrorë me dizajn të frymëzuar nga resorti Mar-a-Lago, me llambadarë kristali, kolona të praruara dhe zbukurime ari. Salla do të përdoret për darka shtetërore dhe ngjarje zyrtare, me një kapacitet prej 1,000 personash dhe dritare antiplumb. Ajo pritet të financohet kryesisht nga donatorë privatë, përfshirë kompani të mëdha teknologjike dhe të mbrojtjes. Në një moment simbolik, Donald Trump hapi perdet e arta për të zbuluar vendin e ndërtimit dhe shpalli nisjen zyrtare të shembjes. Ai deklaroi se kjo do të jetë “salla e vallëzimit më e bukur ndonjëherë” dhe përmendi plane për një hark përballë Varrezave të Arlingtonit, nëse mbeten fonde. Dëshira për një sallë të tillë daton që nga viti 2010, kur ai shprehu pakënaqësinë për ambientet ekzistuese të darkave shtetërore në kohën e Presidentit Obama.

Dy shtetas kinezë janë kapur gjatë tentativës për të futur në Shqipëri 62 kilogramë kanabis, të ndarë në dy valixhe. Lënda narkotike ishte nisur nga Tajlanda, me tranzit në Emiratet e Bashkuara, dhe më pas drejtuar Shqipërisë. https://www.vna.al/kronika/tentuan-te-fusnin-61-kg-kanabis-ne-shqiperi-arrestohen-dy-kineze-ne-rina-i15927

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy ka nisur zyrtarisht dënimin me pesë vjet burg për konspiracion në financimin e paligjshëm të fushatës presidenciale të vitit 2007, duke u bërë ish-udhëheqësi i parë francez që shkon pas hekurave në epokën moderne. 70-vjeçari, u paraqit këtë mëngjes në burgun “La Santé” në jug të Parisit, ku do të qëndrojë në një qeli 9 metra katrorë, e pajisur me tualet, dush, tavolinë pune dhe televizor. Ai do të mbahet në seksionin e izolimit për arsye sigurie, pasi burgu strehon edhe persona të dënuar për trafik droge dhe terrorizëm.

Donald Trump u përplas me ambasadorin e Australisë në Shtetet e Bashkuara, Kevin Rudd, gjatë një deklarate me gazetarët që mbulonin vizitën e kryeministrit australian Tony Albanese në Uashington. Gjatë konferencës, një gazetar australian e pyeti presidentin amerikan nëse kishte ndonjë shqetësim në lidhje me qeverinë australiane — veçanërisht për shkak të komenteve kritike që Rudd kishte bërë në të kaluarën për të, kohë kur ai shërbente si kryeministër. Trump reagoi menjëherë duke thënë: “As mua nuk më pëlqen, dhe ndoshta nuk do të më pëlqesh kurrë.” Komentet kritike të Rudd ndaj Trump datojnë në vitin 2020, kur ai e kishte cilësuar atë në rrjetet sociale si “presidentin më shkatërrues në histori”. Postimi u fshi më vonë, por duket se nuk është harruar nga presidenti amerikan.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news