Politika 2026-01-25 13:28:00 Nga VNA

Kur policia zgjedh gazin në vend të strategjisë: Protesta që nxori zbuluar dobësinë e Ilir Prodës

Ndaje në Whatsapp
Kur policia zgjedh gazin në vend të strategjisë: Protesta që

Angazhimi i rreth 1300 forcave policore në protestën e djeshme të opozitës tregoi më së paku dobësinë e Ilir Prodës. Skenari i protestës ishte i qartë: në tribunë do të flisnin disa eksponentë, në fund — si përherë — Sali Berisha, dhe në momentin kur ai do të valëviste flamurin, një grup personash me kapuçë në kokë dhe fytyra të mbuluara do të hidhnin molotov drejt derës së Kryeministrisë.

Skenari që protestuesit të tentonin të hynin brenda godinës nuk ekzistonte, sepse standardin e ka vendosur vetë Sali Berisha që më 21 janar 2011, kur u vranë katër qytetarë.

Protesta pati pjesëmarrje të konsiderueshme, krahasuar me foltoret e muajve të fundit, por nuk solli asnjë risi. Në fakt, ajo që protesta nxori në pah ishte paaftësia e Ilir Prodës për ta menaxhuar situatën si duhet dhe në përputhje me standardet.

Kjo për disa arsye. Mbi protestuesit u përdor sasi e madhe gazi lotsjellës, jo në proporcion me veprimet e tyre — të cilat sigurisht nuk duhen legjitimuar. Gazi lotsjellës i përdorur ishte jashtë afatit të skadencës, çka kërkon përgjegjësi institucionale, pasi vë në rrezik jetën dhe shëndetin e qytetarëve të pambrojtur.

Skandali thellohet më tej kur policia shoqëroi një të mitur pa njoftuar prindërit dhe e mbajti në komisariat pa praninë e një psikologu.

Nën zë, policët pranojnë çdo zë kundër kupolës së tyre, e cila — siç thonë — është zhytur në paranojën e videove të Ergys Agasit.

Rritja në çdo protestë e numrit të forcave policore dëshmon frikë dhe paaftësi për menaxhim. Sepse do të mjaftonin jo më shumë se 500 forca policore të trajnuara për të garantuar rend dhe siguri.

Ndaj, para se të jetojë me paranojë dhe të gjejë grupe armiqësore brenda llojit, kryepolici duhet të hartojë strategji reale për garantimin e rendit dhe sigurisë.

Sepse zgjidhja nuk është të hedhësh gaz lotsjellës — një standard që e futi Sandër Lleshaj, i pagëzuar tashmë si “Llesh Kimiku.”

Video

Dy tentativa grabitjeje janë shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës, brenda një intervali prej rreth 15 minutash, ku autori i dyshuar ka dështuar të marrë para në të dyja rastet. Rreth orës 19:00, në lagjen “Vasil Shanto”, një shtetas ende i paidentifikuar është futur në ambientet e filialit të Postës Shqiptare, ku ka tentuar të marrë me forcë një shumë parash. Autori nuk ka arritur qëllimin dhe gjatë largimit ka thyer xhamin e sportelit. Rreth 15 minuta më vonë, në sheshin “Prek Cali”, dyshohet se i njëjti shtetas ka tentuar një tjetër grabitje në një subjekt tregtar (market). Ai është konfliktuar me punonjësin e marketit dhe është larguar pa mundur të marrë shumën e parave. Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në të dyja vendngjarjet dhe vijojnë kontrollet në zonë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Kur nuk të pëlqen ajo që dëgjon

Presidenti amerikan Donald Trump ka shpërndarë në rrjetet sociale një video që përfshin një klip racist ku Barack dhe Michelle Obama paraqiten si majmunë. Klipi – i vendosur mbi këngën “The Lion Sleeps Tonight” – shfaqet në fund të një videoje 62-sekondëshe që përmban pretendime për manipulime zgjedhore në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Pretendimet janë hedhur poshtë më parë në procese gjyqësore kundër kompanive mediatike nga Dominion Voting Systems. Senatori republikan Tim Scott, i cili është afro-amerikan dhe aleat i Trumpit, i kërkoi publikisht presidentit ta fshinte postimin, duke e quajtur “gjënë më raciste që kam parë ndonjëherë nga kjo Shtëpi e Bardhë”. Ai tha se fillimisht ishte lutur që videoja të ishte e rreme. https://www.vna.al/bota/trump-shperndan-video-me-permbajtje-raciste-ndaj-ciftit-obama-ne-shba-shper-i19750

Reshjet e fundit kanë shkaktuar rënien e gurëve dhe dherave në Qafa e Vishës, ne Himare duke bllokuar njërin krah të rrugës dhe duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve. Sipas informacioneve nga zona, masivi i gurëve është shkëputur nga shpati përreth dhe ka përfunduar mbi asfalt, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Drejtuesit e mjeteve janë të detyruar të lëvizin me kujdes dhe me shpejtësi të reduktuar, pasi rruga eshte e kalueshme vetem ne nje krah Autoritetet pritet të ndërhyjnë për pastrimin e segmentit dhe rikthimin e normalitetit në qarkullim.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news