Politika 2025-09-22 11:20:00 Nga VNA

Këshilli Bashkiak i Vlorës zgjedh pasuesin e Ermal Dredhës, drejtimin e merr Elis Halili

Ndaje në Whatsapp
Këshilli Bashkiak i Vlorës zgjedh pasuesin e Ermal Dredhës,

Këshilli Bashkiak i Vlorës ka vendosur sot që detyrën e kryebashkiakut, pas dorëheqjes së Ermal Dredhës, ta mbajë Elis Halili.

Seanca u zhvillua mes debateve të ashpra, ku përveç Halilit u përfolën edhe emrat e dy nënkryetareve të bashkisë, Irena Toshkallari dhe Klea Lalo.

Ermal Dredha dha dorëheqjen disa ditë më parë nga drejtimi i bashkisë, post të cilin e kishte marrë në vitin 2023, kur pasoi Dritan Lelin.

Halili do të qëndrojë në detyrë deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja vendore.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news