Politika 2025-10-20 14:06:00 Nga VNA

Gjykata Kushtetuese “kalon” në seancë gjyqësore kërkesën e Naureda Llagamit

Ndaje në Whatsapp
Gjykata Kushtetuese “kalon” në seancë gjyqësore

Gjykata Kushtetuese ka vendosur sot që të kalojë në seancë gjyqësore në datën 11 nëntor kërkesën e Naureda Llagamit, e cila kundërshton procesin e zhvilluar në Gjykatën e Lartë për zgjedhjen e saj si anëtare e Kushtetueses….

Video

Një granatë dore e periudhë së Luftës ka shpërthyer sot në fshatin Gështenjas të Pogradecit, duke plagosur një 49-vjeçar. Gentian Yzellari po punonte në oborrin e banesës së tij kur gjatë punës me një mjet bujqësor ka aktivizuar aksidentalisht një granatë dore që ndodhej nën tokë. Si pasojë e shpërthimit, ai ka pësuar dëmtime në trup dhe në fytyrë. Yzellari po merr trajtim mjekësor në Spitalin e Pogradecit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që po shqyrtohet mundësia e transportimit të tij drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Një avion i kompanisë Air China u detyrua të bënte një ulje emergjente pasi një bateri brenda në një çantë dore shpërtheu në flakë gjatë fluturimit. Incidenti ndodhi në një linjë ajrore që udhëtonte nga aeroporti i Hangzhou drejt Koresë së Jugut, duke shkaktuar panik mes pasagjerëve. Një pasagjer tha se dëgjoi një shpërthim të fortë disa sekonda para se të shpërthente zjarri në ndarjen e sipërme të bagazheve. Pavarësisht situatës së rrezikshme dhe tymit që mbushi kabinën, asnjë pasagjer nuk u lëndua, ndërsa piloti realizoi një ulje të sigurt emergjente. Kompania tha se po heton shkakun e incidentit dhe do të forcojë kontrollet për pajisjet elektronike në bord.

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në bypass-in e Fierit, në afërsi të Levanit. Në ngjarje janë përfshirë dy automjete, një mjet tip Ford dhe një Range Rover. Si pasojë e përplasjes, janë plagosur dy pasagjerë që ndodheshin në automjetin tip Ford. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Ish-kryeministri Sali Berisha mbërrin në SPAK. Ai ndodhet nën masën e sigurisë detyrim për paraqitje.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news